Rrëfimi prekës i Moratës: Kisha frikë nga paragjykimet, por bëra mirë që iu drejtova psikologut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 15:35

Rrëfimi prekës i Moratës: Kisha frikë nga paragjykimet, por bëra mirë që iu drejtova psikologut

Të gjithë kemi periudha të errëta në jetën tonë, dhe kjo gjë nuk ndodh vetëm te ne, por edhe te ata të cilët duken sikur kanë arritur gjithçka. I tillë është edhe rasti i lojtarit të Çelsin, Alvaro Morata.

Morata-470x282

Spanjolli së fundmi është rrëfyer duke treguar momentet e vështira që ka kaluar sezonin e kaluar teksa bën me dije se ka arritur deri atje sa të ketë nevojë për psikolog.

“Muajin e fundit të sezonit të shkuar preka vërtet fundin. Humba dëshirën për t’u stërvitur, për të luajtur, ndieja antipati dhe nervozizëm ndaj kujtdo, arbitrave, rivalëve, tifozëve. Humba ekuilibrin, thuajse humba veten. Kur e kuptova se isha shumë pranë greminës, kërkova ndihmë dhe ajo më erdhi vërtet në momentin e duhur. Sigurisht që iu drejtova një psikologu, një profesionisti, që mund të kuptonte gjithë luftën e errët që zhvillohej brenda meje. Të bësh një hap të tillë nuk është dhe aq e thjeshtë, sikundër edhe rikuperimi, rikthimi i mirëqenies mendore dhe qetësisë shpirtërore, nuk është një proces që ndodh brenda pak javësh. Në përgjithësi, kur dikush dëgjon fjalën psikolog ndikohet dhe nuk e bën një hap të tillë për shkak edhe të paragjykimit, por ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë. – tha Morata.

GettyImages-882818988.0

Ndërsa Morata vazhdon edhe më teh teksa thotë se ka qenë shumë pranë largimit nga skuadra e Çelsit.

“Mendova se ndryshimi mund të ishe diçka e mirë për mua, të shkoja në nje vend ku presioni të ishte më i ulët dhe unë do të ndihesha më i lumtur.” – vazhdoi ai.

Por ishte psikologu i tij që arriti që të ndryshonte gjendjen e futbollistit, duke i dhënë këshilla Moratës.

“Edhe ne, futbollistët, jemi qenie njerëzore dhe sigurisht që përjetojmë momente të vështira, por e rëndësishme është që tashmë kam rigjetur buzëqeshjen. Të gjithë e kemi vetë në dorë, pasi janë mendimet tona ato që kontrollojë jetën tonë. Unë e preka fundin dhe nuk kam për t’u rikthyer më kurrë aty.” – përfundoi Morata.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"