Rrëfimi i veçantë i lojtarit shqiptar: Jam bërë pishman që refuzova ofertat e Realit dhe Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 23:50

Rrëfimi i veçantë i lojtarit shqiptar: Jam bërë pishman që refuzova ofertat e Realit dhe Liverpulit

Donis Avdiaj ishte një nga lojtarët më të përfolur në 2014-ën, teksa shihej si me të ardhme të ndritur, aq sa Shalke i rinovoi kontratën dhe i vendosi një klauzolë 47 milionë euro, që në një moshë kur ishte shumë i ri dhe luante për ekipin e të rinjve.donis-avdijaj-600

Në një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari që tashmë luan në Skoci me Harts, është shprehur se në të kaluarën ka pasur oferta nga Reali dhe Liverpuli, por i ka refuzuar, duke thënë se ky është pengu më i madh në karrierën e tij.

“Gabimi im më i madh ishte që e refuzova një ofertë të madhe nga Liverpuli para se ta nënshkruaja kontratën afatgjatë me Shalken, klub që e kisha në zemër. Unë kisha ofertë edhe nga Real Madridi në të kaluarën.

Kontrata e re dhe klauzola 47 milionë euro te Shalke në vitin 2014 më bënë të lumtur asokohe (në 2014), por unë nuk e dija se çfarë ishte në të vërtetë. Unë vazhdoj të mendoj se atëherë nuk kisha mbështetjen e duhur nga Shalke, në të kundërt gjërat do të kishin shkuar ndryshe.DONIS AVDIAJ

Ka pasur shumë momente kur më është dashur të luftoj fortë dhe falë Zotit kam arritur deri këtu ku jam. Por asokohe kur bëra kontratën, unë nuk stërvitesha dhe luaja me profesionistët, pro isha vetëm ai djali me klauzolën 47 milionë euro.”,  u shpreh Avdiaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"