Rrëfimi i Vanda Narës, tregon prapaskenat e tradhtisë me Mauro Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 15:10

Rrëfimi i Vanda Narës, tregon prapaskenat e tradhtisë me Mauro Ikardin

Vanda Nara, bashkëshortja e Mauro Ikardit, e cila njëkohësisht është edhe menaxherja në karrierën e tij, zbulon në një rrëfim për “La Gazzetta dello Sport”, prapaskenat se si ndodhi tradhtia ndaj sulmuesit të Torinos.

vanda nara maksi lopez mauro ikardi

“Kam takuar Mauron nëpërmjet Maxi Lopez kur ishte 18 vjeç. Pas divorcit, unë isha kthyer për të jetuar në Argjentinë dhe tashmë kisha regjistruar fëmijët për vitin e ri shkollor. Më duhej të kthehesha në Milano për të tërhequr disa dokumenta dhe më pas të kthehesha mbrapsht. Rastësisht takova Mauron dhe ai më pyeti nëse doja të haja me të, por ai nuk kishte lek. I dhashë disa para dhe pjesa tjetër ndodhi në mënyrë spontane. Mauro mund të kishte bërë gjithçka që donte në jetë, por tregoi pjekurinë e një njeriu shumë më të vjetër. Ai i mbajti premtimet e tij. Shpejt kuptova se kujdeset edhe për fëmijët e mi dhe kjo do të thoshte gjithçka.”

Maxi Lopez jetonte në Milano me Icardi dhe dy fëmijët e tij nga martesa me Ëanda.

“Jo më shumë fëmijë, puna ime është bërë! Ai gjithmonë donte të ishte një lojtar i cili do të ndiente presion në ndjekjen e gjurmëve të tij. Mauro i ka trajtuar gjithmonë si fëmijët e tij. Valentino ka disiplina të shquara, sheh atë që ha, pi vetëm ujë dhe filmon ndeshjet e tij në mënyrë që të mund t’i shikojë gabimet e tij dhe t’i korrigjojë ato. Megjithatë, Benedicto është më i talentuari natyrshëm “.

Ëanda nuk është vetëm gruaja e një lojtari të famshëm, ajo është gjithashtu një yll në Argjentinë dhe vepron si një agjente e Icardit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"