Rrëfimi i trajnerit legjendar Qirjako: Arbitri shitet për 50 mijë lekë, ja nga merr urdhra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 23:05

Rrëfimi i trajnerit legjendar Qirjako: Arbitri shitet për 50 mijë lekë, ja nga merr urdhra

Kategoria e Dytë në fu tbollin shqiptar është kthyer prej vitesh në një kampionat ku dhuna dominon dhe, për më tepër, shoqërohet me afera korruptive të arbitrave, në një kohë që hera-herës ndeshjet janë të denja për humor sportiv. Ngjarja e shëmtuar në takimin e së dielës, Përmeti-Këlcyra, natyrshëm që dënohet ashpër nga pjesa e shëndoshë e futbollit, por ka edhe nga ata që prej dekadash “luftojnë” në Kategorinë e Dytë dhe duke njohur mirë këtë kampionat, janë të bindur se ajo që ndodhi në Këlcyrë ka për protagonistë arbitra monstër.

Ilir Qirjako, trajneri legjendar i Gramozit, që e ngjiti për herë të parë këtë skuadër në Kategorinë Superiore, rrëfeu ekskluzivisht për “Panorama Sport” anën e errët të arbitrave në Kategorinë e Dytë. Sipas Qirjakos, gjyqtarë si Alvi Paço shiten për 50 mijë lekë të vjetër.

Traineri i Gramozit Ilir Qiriaku, gjate ndeshjes se futbollit, Laci-Gramozi i Ersekes, 1-1, e vlefshme per kampionatin kombetar, e luajtur ne stadiumin e Lacit.

“HERO NJË MONSTER”

“Duke ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Kategorinë e Dytë, ju them me bindje të plotë se gjyqtarët në këtë nivel për 50 mijë lekë të vjetër e bëjnë baltë fare. Ky monstra i Fierit (i referohet arbitrit Paço) një javë më parë ishte në Ersekë, kur Gramozi luante kundër Tepelenës. Një gjykim skandaloz, por për fat të mirë ndeshja luhej pa tifozë, sepse po të kishte praninë e tyre, Paço do ta kishte pësuar edhe më keq se në Këlcyrë.

Ky gjyqtar është shumë i pistë nga goja me lojtarët gjatë lojës. Shpeshherë bën trimin me provokime, ndërsa tani po na bëhet hero. Nuk mundet që këta bastardë të bëhen heronj dhe në këto histori të dalin gjithmonë të palagur. Përveç dhunës që ushtrohet ndaj tyre dhe që normalisht unë distancohem nga kjo, më duhet të them se asnjëherë nuk analizohet pse këta arbitra goditen?! Nuk është aq e thjeshtë, pra që nuk dha një penallti apo faull. Jo, jo! Këta tipa tallen për 90 minuta me ndjenjat e një publiku dhe hedhin poshtë djersën me qëllim, pra jo me gabim njerë- zor. Prandaj, këta gjyqtarë ordinerë duhet t’i zhdukësh dhe jo t’i bësh heronj”, – ka thënë fillimisht trajneri i Gramozit.

arjan mali

“AKUZAT PËR MALIN”

Qirjako akuzon direkt anëtarin e Komisionit të Caktimit të Arbitrave në FSHF, Arjan Mali, si personin që jep urdhra për gjyqtarët që favorizojnë Albpetrolin. “Po ju bëj me dije se funksionari i lartë i FSHFsë për gjyqtarët, patosaraku Arjan Mali, u jep porosi arbitrave që Albpetroli duhet t’i akordohen nga dy penallti në çdo ndeshje. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Kjo është një kategori futbolli bio, pa ‘Federbet’, pa zonën Euro apo Champions.

Këtu lojtarët stërviten dhe luajnë në kushte të vështira dhe mezi presin të dielën që të luajnë dhe të çlodhen, duke argëtuar ata pak njerëz që kanë ngelur në qytezat e tyre. Por, prapë, nuk të lënë gjyqtarët. Nuk të lë Arjan Mali, nuk të lë as Renato Rrapo. Kjo kategori, edhe pse nuk i ka ato që thashë më lart, është e bukur dhe e pastër. Ka shumë grintë dhe, po të kishte seriozitetin e duhur nga FSHF, do t’i rriste më shumë dëshirën rinisë që ta ushtronte këtë lloj sporti.

Së fundmi, po u them se kam takuar disa tifozë nga Këlcyra dhe u bëra thirrje që t’i lënë mëritë me tifozët nga Përmeti. Mirëpo, e di çfarë më thanë: ‘ne s’kemi gjë me njëri-tjetrin, por na kanë blerë gjyqtarët që para ndeshjes’. Ky është realiteti i hidhur, por FSHF nuk e vret mendjen se çfarë po bëhet”, përfundon Qirjako.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"