Rrëfimi i sulmuesit të Liverpulit: Mund të isha një mësues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 10:03

Rrëfimi i sulmuesit të Liverpulit: Mund të isha një mësues

Sadio Mane është duke mahnitur gjithë Europën me performancën e tij te Liverpuli. Së bashku me Salah dhe Firminjo ata udhëhoqën ekipi anglez drejt finales së Ligës së Kampionëve, por pa arritur ta fitonin atë. Futbollisti tregon në një intervistë për “Bleacher Report” se ai mund të kishte një tjetër fat sot.

mane-734x450

“Kam lindur në një fshat ku nuk ka pasur më parë asnjë futbollist që ka marrë pjesë në kampionate të mëdha. Kur isha i vogël, prindërit më shtynin që të studioja dhe të bëhesha mësues. Për futbollin mendonin se ishte një humbje kohe. Ata ishin kundër deri në ditën që nënshkrova një kontratë si profesionist. Ishte e pabesueshme për ta. Desha të realizoja ëndrrën time, edhe pse nuk ishte e lehtë. Ata nuk kishin zgjidhje tjetër dhe filluan të më ndihmonin. Në fund mund të them se gjërat funksionuan dhe tani janë krenarë për mua”, u shpreh sulmuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"