Rrëfimi i Shkodran Mustafit: Isha i frikësuar kur Mihajloviç erdhi te Sampdoria, unë jam shqiptar ai është serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 23:39

Rrëfimi i Shkodran Mustafit: Isha i frikësuar kur Mihajloviç erdhi te Sampdoria, unë jam shqiptar ai është serb

Edhe pse tani është pjesë e Arsenalit, mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi nuk e harron Sampdorian, klubi që e bëri 26-vjeçarin të njohur.

auto_skysports-shkodran-mustafi_44091191535991473

Në një prononcim për “Samp Tv”, ku kujtoi vitet kur ishte pjesë e “dorianëve”, Mustafi tregoi përshtypjen e parë për trajnerin serb Sinisha Mihajloviç. Mbrojtësi i Arsenalit, nuk e fshehu frikën për shkak se Mihajloviç ishte serb dhe ai shqiptar.

Shkodran Mustafi

“Tek Evertoni nuk isha i lumtur, sepse nuk luaja me ekipin e parë. Një ditë babai im më telefonoi për të më thënë se është një shans që unë të luaja me skuadrën italiane Sampdoria. Vendosa të bëjë një hap prapa duke shkuar te Sampdoria në Serinë B. Ishte hera e parë që shkoja në një vend që nuk dija gjuhë. Kam qenë në telashe sepse nuk kuptoja asgjë. Soriano më ka ndihmuar më së shumti. Ai fliste gjermanisht dhe ishte përkthyesi im, mi shpjegonte gjërat. Me Sampdorian arritën në play-off të Serisë A. Pjesa tjetër është histori.

451692439.0

Emerimi i Mihajloviç si trajneri i Sampdorias- “Isha i friksuar, unë jam shqiptari ai është serb. Por ai më bëri të ndjeja besimin, duke më rritur shumë. Mendoj se mes të gjithë trajnerëve, ai ishte personi që mbërriti në momentin e duhur për mua. Në periudhën e tij erdhi edhe ftesa e parë në kombëtaren gjermane. Por mbetem i vetmi që kam ngritur lart Kupën e Botës si lojtar i Sampdorias. Ndaj mbetem tifoz i saj”, rrëfen Shkodran Mustafi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"