Rrëfimi i presidentit Tavo: Mu kujtua Luftëtari i Kupës Ballkanike, kam bërë 20 kilometra në këmbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 16:32

Rrëfimi i presidentit Tavo: Mu kujtua Luftëtari i Kupës Ballkanike, kam bërë 20 kilometra në këmbë

Grigor Tavo është arkitekti i suksesit të Luftëtarit në këto dy sezone. Pasi tentoi të bënte historinë me klubin gjirokastrit në vitet 1999-2001, duke luftuar për titullin kampion, ëndrra e tij për të parë Luftëtarin në Europë ishte e shkruar për t’u zyrtarizuar në 2018-ën. I emocionuar pas ndeshjes së djeshme, presidenti i Luftëtarit tregoi për “Panorama Sport” nga shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu” vuajtjet për të parë ekipin e zemrës sa më lart.

Tavo

“Pas përpjekjeve që kemi bërë, më në fund Luftëtari e arriti atë synimin që e kishim ëndërr. Fati i mirë që ekipi kishte një kompaktësi dhe meritë të veçantë në këtë mes ka trajneri Hasan Lika. Përfundimisht, çunat, trajneri dhe stafi arritën atë qëllim. Fati na ndihmoi që të ecnim edhe më lart. Europa?

Grigor Tavo tribune

Tani që përfundoi ndeshja m’u kujtua Luftëtari i Kupës Ballkanike kur luante kundër CSKA-së së Sofjes apo PAOKut. M’u kujtua rinia ime. Ato 20 kilometra që bëja në këmbë për të ardhur në Gjirokastër për të parë Sefedin Brahon, Dhori Kallucin, Astrit Bonin etj,. Gjirokastritët tani kujtojnë ato kohëra, por iu afruan atyre kohërave me Luftëtar tjetër”, është shprehur Tavo.

tavo

I pyetur nga gazeta se çfarë do të bëjë me trajnerin Hasan Lika, kreu i klubit sqaroi: “Trajneri? Do të ulemi të bisedojmë. Kemi kërkesat tona, ashtu siç ka edhe ai të tijat. Do të ulemi të biem dakord. Momentalisht, jemi kështu siç jemi. Javën tjetër do të merren të gjitha vendimet për stafin teknik dhe futbollistët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"