Rrëfimi i pazakontë, befason sportistja e njohur: Si më ofruan 200 mijë euro në muaj për t’u bërë prostitutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 21:00

Rrëfimi i pazakontë, befason sportistja e njohur: Si më ofruan 200 mijë euro në muaj për t’u bërë prostitutë

Atletja ruse, Daria Klisina ka pranuar se ka marrë një ofertë të pahijshme për t’u bërë prostitutë përmes rrjetit social ‘Instagram’.  Ajo aktualisht jeton jashtë Rusisë, në Atlanta, dhe për mediat ruse ka rrëfyer për këtë çështje.

auto_23308f957b1e933875161589436626

“Mund ta imagjinoni? Mora një ofertë të turpshme gjashtë muaj më parë. Isha e shokuar”, e nis Klisina historinë e saj. “Nuk e kam zakon të jem e vrazhdë, por e refuzova ofertën pa asnjë dyshim. Por, ata nuk ndaleshin dhe më thonin se do të fitoja 200 mijë euro në muaj”, tregon më tej ajo.

sportistja ruse

Gjithashtu, Klisina është rrëfyer edhe për një seancë fotografike për një revistë për meshkuj në Rusi, kur ajo ishte në fillim të karrierës së saj.

“Jam e lumtur për trupin tim dhe nuk kam asgjë për t’u turpëruar, por ajo seancë ishte pak a shumë për mua. Kur më kërkuan të hiqja rrobat, isha në siklet”, pranoi ajo.

auto_klisina-2-830x01589436631

Suksesi më i madh i Klisinas si atlete ishte medalja e argjendtë në Kampionatin Botëror në Londër gjatë vitit 2017. Bukorshja ruse është shumë e popullarizua në vendin e saj, teksa numron plot 300 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

auto_klisina-5-620x3501589436632

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"