Rrëfimi i Nejmar: Rrezikova paralizë, humbja 7-1 ndaj Gjermanisë ishte një torturë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 11:20

Rrëfimi i Nejmar: Rrezikova paralizë, humbja 7-1 ndaj Gjermanisë ishte një torturë

Xherard Pike bëhet gazetar për një ditë. Qendërmbrojtësi katalanas vesh petkun e gazetarit për “The Player’s Tribune” (platforma që organizon intervista nga sportistët) dhe ia drejton pyetjet e tij një kampioni futbolli, mikut të tij rival: Nejmar.

nejmar1

Pas cicërimës me fjalën “qëndron”, në tentativën e dështuar për të bindur brazilianin të qëndronte në “Camp Nou” në verë, raportet mes dy ish-shokëve të skuadrës kanë mbetur të shkëlqyera. Dhe në këtë bisedë të gjatë, ata flasin për takimin e rëndësishëm që i pret verën e ardhshme, Botërorin e Rusisë.

FAVORITËT – “Shoh Brazilin, Argjentinën, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë për Botërorin”, thotë Nejmar, i cili pranon më pas rolin e skuadrës për t’u mundur, sugjeruar nga Pike: “Mbrojtje solide, Paulinjo në mesfushë është një talent i papërmbajtshëm ofensiv bashkë me ty, Kutinjon dhe Zhezusin. Brazili ka diçka më shumë nga të tjerët”. Pastaj edhe një propozim nga spanjolli: “Të lë të shënosh një tripletë në finale nëse na lejon që të fitojmë ne me penallti”. Por përgjigja e Nejmarit nuk vonon: “Përse të mos bëjmë të kundërtën”.

ZUNIGA – Kujtimet e para të Botërorit për Pikenë dhe Nejmarin zbresin në vitin 1994 (edhe pse atëherë sulmuesi i PSG-së ishte një fëmijë vetëm dy vjeç): Ronaldo, Romario, gjaku i Luis Enrikes në fanellën e Spanjës pas bërrylit të Tasotit. Por pavarësisht moshës së re, Nejmar ka akumuluar gëzime dhe dhimbje me fanellën e “Seleçaos”:

“Momenti më i keq? Ishte pa dyshim dëmtimi në shpinë që më hoqi gjysmën e Botërorit 2014. Ishim në avantazh ndaj Kolumbisë, mungonte pak nga fundi dhe Zuniga më shkaktoi një dëmtim të rëndë në shpinë.

Doktorët, pasi më panë në lot pas lajmit se nuk do të mund të luaja më deri në fund të turneut, më thanë se isha me fat, pasi nëse do isha goditur dy centimetra më larg, do të kisha përfunduar në karrige me rrota gjatë pjesës së mbetur të jetës. Por humbja 7-1 ndaj Gjermanisë për mua ishte një torturë. Shokët e skuadrës vuanin dhe unë s’mund të bëja asgjë”.

MBAPE – Kurioziteti i madh i Pikesë lidhet me aventurën e re të Nejmarit në Paris dhe asaj të Kilië Mbapesë: “Është një djalosh i zoti dhe vazhdon të përmirësohet stërvitje pas stërvitjeje. Ka shumë talent”, konfirmon Nejmar. “Mendoj se është i destinuar që të hyjë në librat e historisë së futbollit pasi të ketë varur këpucët në gozhdë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"