Rrëfimi i Mesit: Topi nuk është vetëm i imi, tani luaj edhe për shokët e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 22:10

Rrëfimi i Mesit: Topi nuk është vetëm i imi, tani luaj edhe për shokët e skuadrës

Çfarë bënit përpara që nuk bën tani dhe çfarë bën tani që nuk e bëje më parë?”, është kjo pyetja hamletiane që gazetari argjentinas, Luis Mahul, i drejtoi futbollistit të Barcelonës, Leo Mesi. Megjithëse, bëhet fjalë për një intervistë të gjatë ekskluzive, e cila do të transmetohet të dielën në mbrëmje në “América TV”, përgjigjja e “Pleshti” është bërë publike tashmë.

Ky është vetëm një ekstrakt, por përgjigjja e sulmuesit ka qenë, si vijon: “Më përpara merrja topin dhe bëja lëvizjet e mia. Kisha si prioritet vetëm të luaja me veten, ndërsa tani luaj më shumë me skuadrën dhe sa herë kam sferën, e pasoj te ndonjë shok i skuadrës që është i lirë”. Shpjegimi i sulmuesit që më 24 qershor do të mbushë 31 vjeç me sa duket e ka lënë disi të paqartë gazetarin, arsye për të cilën Mesi ka vijuar përgjigjen e tij: “Tani nuk jam më egoist si më përpara, por dua që t’i pasoj skuadrës dhe të kuptohem me ta. Topi nuk është vetëm i imi”.

APTOPIX Spain Soccer Champions League

CILËSI

601 gola në 14 vite janë kartëvizita e frikshme e “Pleshtit” që përgatitet të përballet me Romën në Ligën e Kampioneve. Sfida me rivalin e përjetshëm, Ronaldo, është spostuar në një dimension të ri dhe mund të përballohet vetëm duke vijuar realizmin e golave me rregullsi matematikore, teksa “Topi i Artë” do të vendosë se cili do të jetë mbreti i këtij viti kalendarik në futboll. Pesë herë i vlerë- suar me çmimin prestigjioz, bëjnë që Mesi të kërkojë supremacinë futbollistike ndaj portugezit me një titull të gjashtë, i cili do të bëhej i prekshëm në rast suksesi në Kupën me veshë të gjatë.

Leo ka ndryshuar në 14 vitet e tij si profesionist, jo vetëm si njëri, por edhe si lojtar. Diçka të tillë, argjentinasi e ka pranuar edhe në intervistën e sipërcituar duke deklaruar se: “Në mënyrën time të lojës është e vërtetë që kam bërë disa ndryshime. I vetmi aspekt ku luhatja është thuajse e papërfillshme është ai i kilometrave në fushë. Edhe sot vazhdoj të vrapoj në të njëjtat distanca, por kam rritur efikasitetin tim në mënyrën sesi e bëj diçka të tillë”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"