Rrëfimi i mbrojtësit argjentinas: U tmerrova kur Junajtid firmosi me Sançez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 16:58

Rrëfimi i mbrojtësit argjentinas: U tmerrova kur Junajtid firmosi me Sançez

Shumica e tifozëve të Mançester Junajtid u entuziazmuan kur Aleksis Sançez hodhi firmën në kontratën me 20 herë kampionët e Anglisë në merkaton e janarit. Por, një prej shokëve të tij të ardhshëm të skuadrës reagoi instinktivisht duke thënë “Oh… mos” kur mësoi lajmin. Markos Roho ka zbuluar shokun fillestar që pësoi pasi mori vesh se ylli i Arsenalit do të transferohej në “Old Trafford”.

Roho Sanchez

Mbrojtësi argjentinas nuk është një shok i shkëlqyer me ish-sulmuesin e Arsenalit dhe pranon se sa herë ata përballeshin, si në kombëtare ashtu edhe kur “djajtë” kanë luajtur kundër Arsenalit, ai i ndërhynte ashpër dhe ka pasur edhe një raport të acaruar verbal.

RRËFIMI – “Aleksis është një lojtar i shkëlqyer, por ne nuk shkonim shumë mirë në fushë. Sa herë përballeshim, qoftë me kombëtaret, ashtu edhe me klubet, unë i jepja disa shqelma të mira dhe ai bënte gjithashtu të njëjtën gjë me mua. Për më tepër, unë e fyeja gjithnjë, por ai më përgjigjej me edukatë.

Manchester United v Huddersfield Town - Premier League

Kështu që, kur Murinjo më tha se ai do vinte te Junajtid, mendova: ‘Oh dreqin, mos’. Isha ulur në karrige duke parë një film në Dubai kur trajneri erdhi dhe pasi më preku në shpatull më tha se ‘do firmosim me Aleksis, kështu që nuk dua që ta vrasësh nesër në stërvitje’. Dhe shpërtheu në të qeshura”, tha argjentinasi për “TyC Sports”.

Sançez po kalon një moment të vështirë në Mançester, ku ka shënuar vetëm 1 gol në 6 ndeshje në Premier Ligë. Ai u ul për herë të parë në stol nga Murinjo në çerekfinalen e Kupës FA ndaj Brajtonit. Por, edhe Roho nuk po kalon një periudhë të lehtë. Mbrojtësi nuk luan prej muajit shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"