Rrëfimi i Materacit: Për 2 vite kapet Juvja, ja si thyhet Barcelona

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 6, 2018 | 19:32

Rrëfimi i Materacit: Për 2 vite kapet Juvja, ja si thyhet Barcelona

Këtij Interi i nevojitet vetëm pak ‘çmen duri'”. Vetëm? “Në 12-13 lojtarët e parë, Spaleti është i barabartë me Barcelonën”. Kini besim, nëse flet Marko Matereci, duhet dëgjuar me kujdes: mbi Champions-in, Naingolanin, Juven, Murinjon dhe… tripletën. Sepse nëse mendon për Interin që rikthehet në Europë, nuk mund të mos humbasësh së paku për një minutë në kujtimin e natës së “Camp Nou”.

schermata-2018-06-27-alle-20-54-20

Historia tregoi se Champions-i është i përballueshëm.

Në gjysmëfinale eliminuam Barcelonën e jashtëtokësorëve, një tjetër skuadër krahasuar me atë të sotmen. Të parën e fituan ata 1-0 në “San Siro”, por ai grup ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të fituar dhe e tregoi. Në kthim, pas përjashtimit me karton të kuq të Tiago Motës, Murinjo ndryshoi ndeshjen. Na tha: “Në stërvitje mbrohemi gjithmonë 6 kundër 4, ose 7 ” kundër 4. Këtu jemi 10 kundër 11, nuk mund të na shënojnë kurrë”. Në fund shënuan vetëm një dhe me mbrojtës (Pike).

Çfarë mund të marrë Spaleti nga ajo mbrëmje?

Interi ka shanset e veta. Debutimi kundër Totenhemit është një ndeshje kyçe: nëse fiton atë, ka vend për llogari. Sigurisht, në grupe do përballet me skuadra të kolauduara e të mësuara me nivelet e larta. Totenhemi ka ndryshuar pak, Barça shumë dhe ka Mesin. Por, Spaleti ka Naingolanin.

I cili përbën lajm edhe jashtë fushës, megjithatë.

Kur je 30 vjeç dhe me atë tip karriere, çfarë duhet të fshehësh? Nuk është 20, një i ri që duhet zbuluar. Spaleti e ka stërvitur më parë dhe e kërkoi sërish: e di atë çka mund të japë: unë lutem për Interin që ta ketë gjithmonë në formë.

Si shpjegohet fillimi i vështirë i kampionatit?

“Mungojnë” vetëm dy pikët kundër Torinos: pas një pjese të parë të luajtur aq mirë, nuk mund të mos fitosh. Me publikun e “San Siro”-s është e lehtë të luash. E them gjithmonë: interistët janë tifozët më pak kërkues të Italisë. Më gjeni një publik tjetër që regjistron ato shifra, pavarësisht nga rezultatet.

Nuk u mor Modriç: Brozoviç mund të jetë “regjisori” që kërkon Interi?

Te Kroacia Brozo luante me Modriçin… le të themi se jam sidoqoftë i lumtur që një lojtar si Luka do donte të vinte tek Interi.

Pyetje e thatë: më mirë mbrojtje me tre apo me katër?

Shkrinjar mundet dhe duhet të luajë në çdo rast. Agresiviteti i tij më kujton atë të Samuelit. Por, duhet të marrë disa përgjegjësi më shumë në fazën e ndërtimit të aksionit. Tani nuk është më lojtari i ardhur një vit më parë që duhet të afirmohej. Është një lider i Interit. Dhe një lideri i duhet edhe të rrezikojë.

Po Materaci ku e sheh veten të pasqyruar?

Te De Vraj. Edhe unë ashtu si ai në teori e gjeja veten më mirë në një prapavijë me tre. Dhe ashtu si unë, holandezi është i aftë të qarkullojë topin nga prapa.

Cila është anti-Juvja?

Shtatë-tetë vite më parë pata thënë: Juvja është 10 vite përpara të gjithëve. Nuk gabohesha. Kanë dy skuadra, nëse në stol ulen Dibala, Duglas Kosta dhe mbrojtësi im i preferuar, Barzalji, diçka do të thotë. Nuk ka skuadra të tilla, as në Europë. Mund të bëhen një skuadër legjendare, e dinë edhe ata vetë e në fakt blenë Ronaldon për të fituar Ligën e Kampionëve.

Çfarë i mungon Interit për të arritur në lartësinë e Juves?

Atëherë, bëjmë llogaritë… vite kanë kaluar tetë… them pas dy vitesh. Mungon vetëm shkëndija. Një fitore që të japë siguri. Dhe 2-3 “top-blerje”.

Sfidë Murinjo-Juve: si do shkojë?

Do doja të isha një mizë e të gjendesha në “Old Trafford” atë ditë… në atë stadium nuk di si do përfundojë, edhe pse Juvja s’do e ketë të vështirë ta kalojë grupin. Thonë se Zhoze është në krizë, e vërteta është se përveç De Geas, Lingardit, Pogbasë e Lukakut nuk ka lojtarë të mëdhenj. Edhe pse ai në stol, të bën të ndihesh gjithmonë më i miri. Juventinët të mos ofendohen: unë do bëj tifo për Zhozenë.

Përgatiti: LEDIO NASE





www.minuta90.com