Rrëfimi i Januzajt: Pogba më do prapë te Junajtidi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 14:10

Rrëfimi i Januzajt: Pogba më do prapë te Junajtidi

Pol Pogba dëshiron të luajë sërish me Adnan januzajn te Mançester Junajtidi. Shqiptari që mbron ngjyrat e Belgjikës dhe ylli francez janë miq të ngushtë qysh në kohët kur luanin së bashku me ekipet e moshave te “Djajtë e Kuq”.

Januzaj Sanderlend

Aktualisht Januzaj është në huazim te Sandërlendi, pasi e kaloi sezonin e shkuar te Borusia e Dortmundit. Ai është i sigurt se mund ta bindë Zhoze Murinjon për ta rikthyer në “Old Traford” dhe për këtë ka mbështetjen e Pogbasë.

Pogba - Januzaj

“Poli është një futbollist i shkëlqyer. Ai bëri një zgjidhje tjetër, por pati sukses dhe u rikthye. E kam mik shumë të mirë. Te Junajtidi rrinim përherë bashkë; dilnim për darkë, luanim ‘PlayStation’. E kisha si vëlla. Sigurisht që më pyet nëse do rikthehem në Mançester, dëshiron të luajë me mua. Por tani jam te Sandërlendi dhe dua të bëj mirë për këtë klub. Këto janë vendime që merren nga lart. Unë jam futbollist profesionist dhe i tillë duhet të mbetem në punë”, ka deklaruar 21-vjeçari për mediat britanike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"