Rrëfimi i ish-kapitenit të Bajernit: Myler luan sikur ka dalë nga burgu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 20:30

Rrëfimi i ish-kapitenit të Bajernit: Myler luan sikur ka dalë nga burgu…

Shtefan Efenberg ësh të rikthyer të flasë edhe një herë për ishskuadrën e tij, Bajern i Mynihut, ku ai ka luajtur për disa sezone. Efe mendon se skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç do të jetë favorite për të fituar Champions-in në sezonin e ri. Ish-kapiteni nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj Tomas Myler, duke e cilësuar atë një lojtar që ka humbur nuhatjen.

ege2

Në ndeshjen e Superkupës pamë një Bajern dominues, ndërsa në atë të Kupës jo, pse ndodhi kjo?

Ndeshja e Superkupës ishte e rëndësishme për ta dhe kjo u pa në fushën e lojës. Bavarezët kishin uri dhe luajtën një ndeshje perfekte. Ndeshja e Kupës ishte më pak e rëndësishme dhe skuadra luajti pa dëshirë. Në ndeshjen ndaj Hofenhaimit do të shohim një Bajern tjetër, jam i sigurt.

Shihni ndonjë favorit tjetër përveç Bajernit?

Dortmundi do të qëndrojë afër. Por, besoj se në 34 javët e kampionatit Bajerni nuk do të ketë asnjë kundërshtar në luftën për titull.

Kjo do të thotë se Bajerni do të shpallet për të shtatën herë radhazi kampion?

Kjo është një shenjë që bavarezët kanë punuar shumë mirë gjatë këtyre viteve dhe kanë investuar me zgjuarsi paratë e tyre. Klubet e tjera nuk kanë arritur të mbajnë yjet e tyre dhe Dortmundi është një shembull i mirë për këtë gjë. Shumë talente janë shitur në kampionatet më të mira në Europë, shiko Sanenë që luan te Mançester Siti. Nëse skuadrat do të dinë të mbajnë lojtarët kryesorë, atëherë do të kemi më shumë konkurrencë në kampionat.

Efenberg

Rumenige ka deklaruar se Bajerni do të synojë Champions-in këtë sezon, si mendoni?

Bajerni ka qenë gjithmonë një pretendent serioz për Champions-in, ndaj edhe këtë vit nuk do të ndryshojë asgjë. Por për të arritur te suksesi në këtë kompeticion, do të duhet të shumë punë. Janë shumë faktorë që do të bëjnë diferencën. Sezonin e kaluar ata ishin shumë pranë kalimit në finale, por në ndeshjen ndaj Realit dy-tre lojtarë nuk ishin në nivelin e ndeshjes. Për mua ata janë edhe në këtë sezon favorit për t’i shkuar deri në fund.

U besoni fjalëve të Uli Hënesit për një goditje të madhe në sezonin e ardhshëm?

Kjo tregon se ai ka besim të madh në skuadrën aktuale. Bajerni është në gjendje të blejë lojtarë që kushtojnë më shumë se 100 milionë euro. Por ata duhet të jenë sigurt që ky lojtar që do të vijë të bëjë diferencën në ndeshje të mëdha. Ishte largimi i Vidalit i duhuri? Këtu kuptojmë që trajneri do të përdorë një sistem tjetër të lojës në skemat e tij. Mund të kemi një (4-1-4-1) të pastër. Por me këtë modul të duhet një numër 6 tipik. Besoj se Bajerni i ka lojtarët e duhur për ta bërë këtë, Toliso dhe Martinez janë të gatshëm të luajnë në këtë rol. Po të isha në vend të drejtuesve, nuk do të hiqja dorë nga Rudi.

Efenberg-750x430

Do të shohim një Bajern ndryshe me Kovaçin?

Kam besim te trajneri se do të marrë vendimet e duhura. Alternativa dhe lojtarë cilësorë ai ka plot. Jam kurioz të shoh sesi do ta menaxhojë situatën në skuadër. Me lojtarë të rinj në dispozicion dhe në të njëjtën kohë dyshen Roben dhe Riberi nuk do të jetë e lehtë të gjesh ekuilibrat e duhur. Por, ai do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur për të mirën e skuadrës.

Do t’i duhet Tomas Mylerit të luftojë për një vend në formacion?

Ai nuk do të jetë i pazëvendësueshëm. Kjo u pa edhe në ndeshjet me kombëtaren e Gjermanisë gjatë Botërorit të Rusisë. Ai ka humbur nuhatjen e mëparshme. Ai ka qenë gjithmonë i njohur për instinktet e tij që tani nuk janë më si në fillim. Po luan njësoj si të kishte dalë nga burgu në liri me kusht. Çfarëdo të ndodhë tani, do të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

Nëse largohet Boateng pas Vidalit, do të dobësohej skuadra?

Skuadra do të ishte pak a shumë e njëjtë. Bajerni ka ende lojtarë liderë që mund të udhëheqin skuadrën. Presim që këtë gjë ta bëjë Manuel Nojer, Mats Humels apo Havi Martinez. Këta lojtarë janë në gjendje të marrin përgjegjësitë në ndeshje delikate. Por mendoj që nëse drejtuesit duan të fitojnë Champions-in, atëherë Boateng nuk duhet të largohet nga Bajerni.

efenberg55

A është Kovaç në gjendje të zëvendësojë Jup Hejnkesin?

Nuk besoj se do të jetë e vështirë për Kovaçin. Sezonin e fundit, Jup fitoi vetëm kampionatin dhe në sezonin e ri kjo mund të ndodhë sërish pa asnjë problem. Niko do të dijë të sillet shumë mirë me lojtarët, pasi në të kaluarën ka qenë vetë një i tillë, ndaj jam i mendimit se do të ketë sukses në Mynih.

Si e komentoni punën e Hasan Salihamixhiç?

Ai duhet që të notojë i lirë dhe të mësohet t’i bëjë disa gjëra vetë, pa u ndikuar nga disa persona që ka mbi të. Pas ndeshjes, ai duhet të jetë i lirë të komentojë çdo episod në lidhje më skuadrën pa kthyer kokën prapa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"