Rrëfimi i Eros Grezdës: Nuk më besohej kur më telefonoi Xherard, për Kombëtaren do jap edhe gjënë e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 23:42

Rrëfimi i Eros Grezdës: Nuk më besohej kur më telefonoi Xherard, për Kombëtaren do jap edhe gjënë e fundit

Talenti i Kombëtares, Eros Greza, i cili u transferua së fundmi te Rejnxhersi i Stiven Xherard ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” të Ilda Bejlerit, ku foli për transferimin te skuadra skoceze dhe zbuloi se si e kontaktoi legjenda e Liverpulit për tu bërë pjesë e skuadrës së tij.

wqdqdqw

“Jam në Paris për të marrë lejen e punës dhe vizën. Do të jem këtu deri ditën e hënë e pastaj të grumbullohem me ekipin kombëtar”, u shpreh Grezda për “Supersport”.

Telefonata e Stiven Xherard… 

Javën e kaluar ndodhi gjithçka shumë shpejt, më kishin ndjekur për një kohë të gjatë dhe nuk e dija. Më kontaktoi direkt Stiven Xherard në telefon, nuk i besoja në fillim, por pastaj e pashë që biseda po bëhej serioze dhe akordi u arrit shumë shpejt.

Kur erdha në Skoci, pashë ambientin, qendrën, ngela pa fjalë. Është një klub i madh me histori, kanë 50 mijë shikues pavarësisht se me kë luajnë. Me Xherard nuk isha takuar asnjëherë më parë,   vetëm kur më mori në telefon. Kur erdha në Skoci më takoi personalisht, ishte një përshtypje e parë shumë e mirë, njeri i mirë, i thjeshtë dhe më tregoi projektet. Ka shumë besim te unë, pret shumë nga unë.

A ke folur me Panuçin për transferimin te Rejnxhers, të ka uruar ai?

Kam kontaktuar me Panuçin dhe ai ishte ndër personat e parë që e ka marrë vesh për interesimin e Rejnxhers. Patjetër që më ka uruar. Flas vazhdimisht me Panuçin, sepse do të dijë për gjendjen time, për shkak se unë nuk kam luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.

Rikthimi në ekipin Kombëtar pas dëmtimi…

Për Kombëtarën do jap edhe gjënë e fundit. Gjithmonë jap maksimumin dhe do të jep. Mezi pres ato ndeshjet e Kombëtares, janë një ndjenjë komplet ndryshe nga ato me klubet. Gjithmonë kërkoj shumë më shumë. Dua të përsërisim sukseset e vitit 2016, ky është qëllimi ynë i vetëm. Kur të vij në Kombëtare do të shohim gjendjen time më mirë.

Kur do të shkosh në Skoci?

Të hënën do marrë vizën për lejen e punës, të martën do vij në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"