Rrëfimi i Andi Lilës: Ja çfarë ndodhi në fushë me Pol Pogba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2016 | 12:00

Rrëfimi i Andi Lilës: Ja çfarë ndodhi në fushë me Pol Pogba

Andi Lila ka qenë një nga protagonistët pozitivë të Shqipërisë në Euro 2016, duke spikatur me lojën e tij në ndeshjet kundër Francës dhe Rumanisë. “Ulërima” e mesfushorit në momentin e golit të Sadikut do të mbetet gjithmonë e ngulitur në mendjen e tifozëve shqiptarë, ndërsa vetë futbollisti ka treguar se i ka mbetur shumë peng fakti që ekipi nuk siguroi pjesëmarrjen në turin tjetër, i bindur se mund të bënte përsëri surpriza.

13453484_1199878086698189_1777322073_o

“Mendoj se ne duhej ta luanim një ndeshje tjetër në këtë turne. Ndeshja e parë ndaj Zvicrës ishte fillimi, nuk kishim luajtur kurrë në një turne të tillë dhe e vuajtëm këtë fakt. Pastaj filluam ta përmirësonim veten. Unë do të preferoja që të bënim një ndeshje tjetër. Nuk mendoj se do të mundeshim me 3-4 gola siç po u ndodh disa skuadrave në këtë pikë të turneut”, tha ai për “SuperSport”.

“Ne jemi ekip i vështirë për t’u mundur, trajneri punon shumë në aspektin mbrojtës. Këtë radhë kishte edhe kohën që të jepte më mirë idetë e tij. Ai tregoi që ishte një trajner shumë i madh dhe vazhduam një rrugë shumë të mirë falë tij. Do të dëshiroja shumë të kishim edhe një ndeshje tjetër, Në fakt të gjithë shqiptarët e donin një ndeshje tjetër”, shtoi mesfushori, i cili tregoi edhe ankthin e pritjes për rezultatet të favorshme nga skuadrat e tjera.

mavraj

“Fillimisht ishte Gjermania, e cila nuk tërhiqet kurrë, i bëri 7 gola edhe Brazilit. Mendoja se nuk tërhiqet kurrë, por ata shkonin para portës dhe nuk shënonin, një zhgënjim absolut. Pastaj ishte Turqia me Çekinë. Bushi na thoshte që e rëndësishme ishte që Çekia të mos bënte gol se kanë ekip të fortë. Çikalleshi i çoi edhe SMS portierit të Turqisë, Babaçan, se e ka në skuadër, i tha të mos pësonte gola. Pasi shënoi golin e parë Turqia ishim mos andej, mos këndej. Kur u bë goli i dytë, u nervozova, e kuptova që nuk kishim më fat”, tha lojtari i përfaqësueses shqiptare.

Një nga episodet më të veçantë të eksperiencës në Euro 2016 për Lilën mbetet dueli i tij me Pol Pogba në minuta e fundit të sfidës me Francën. “Unë mbaja Marsial, por në fund, te Franca u aktivizua Pogba. Ai është shumë i gjatë, një kokë më i gjatë se unë dhe në goditje këndi apo dënimi po të mos e mbaje me hile të shkëputej. Ndaj unë e kapja me duar si të mundja 2-3 herë, duke u munduar që të mos më shihte gjyqtari. Ai thirri dy-tre herë por gjyqtari nuk e dëgjonte, pasi në Marsejë ishte rrëmujë, kishte shumë tifozë. Ndaj m’u kthye dhe më tha në anglisht ‘A je i çmendur?’.  ‘Po’ i thashë dhe u largova me shpejtësi”, tregoi duke qeshur Lila këtë episod të veçantë  gjatë ndeshjes me “gjelat”.

Paul-Pogba-France-Albania

 

Edhe pse aventura shqiptare u mbyll, Lila është i gëzuar pasi Shqipëria ka arritur të tregojë vlerat e saj në shumë aspekte. “I treguam të gjithëve që shqiptarët jo vetëm dinë të luajnë futboll në fushë, por edhe në tribuna. Ishim njerëz me kulture të madhe, i treguam botës që kemi edukatë”, tha mesfushori.

Tani, për Lilën vjen momenti për të zgjedhur të ardhmen e tij, në atë që cilësohet si kontrata e jetës. “Fillimisht do iki me pushime një javë. Mendoj që tani është momenti i duhur, por nuk dua të ngutem. Kemi shumë oferta, menaxheri im turk po punon shumë, por nuk ka asgjë konkrete. Presidenti i PAS Janinës më ka ofruar kontratë trevjeçare dhe i kam thënë që nëse deri me 31 gusht nuk kam gjetur një klub shumë të mirë, do të firmos atje këtë kontratë pasi më pëlqen shumë”, tha Lila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"