Rrëfimi emocionues i Celinës: U larguam nga Kosova sepse nuk donim të vriteshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 23:55

Rrëfimi emocionues i Celinës: U larguam nga Kosova sepse nuk donim të vriteshim

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina gjatë një intervistë për “Eadt.co.uk” ka rrëfyer rrugëtimin e tij të fëmijërisë ku ka treguar për ikjen nga Kosova gjatë periudhës së luftës.
celina

“Isha dy vjeç kur shkuam në Norvegji, për shkak të asaj që ndodhi në ish-Jugosllavi. Njerëzit vdisnin, po vazhdonin të vriteshin, është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Kjo ishte arsyeja që u larguam, nuk donim që të vriteshim.

Jam rritur në Norvegji, prandaj jam ndier norvegjez kur kam jetuar atje. Megjithatë e dija se isha prej një vendi tjetër. Kur erdhi momenti që të vendosja të zgjedhja për kë të luaj, Norvegjinë apo Kosovën ishte një moment shumë i vështirë për mua.

ujkani celina

Si fëmijë doja të luaja për Norvegjinë, por nuk kishim përfaqësuese kosovare në atë kohë dhe nuk e dija se do të ndodhte, dhe më pas e kishim një kombëtare dhe kjo ndryshoi gjithçka. Prindërit nuk më thanë asgjë, duhej të vendosja unë dhe çfarë ndjeja, dhe kjo ishte çfarë ndjeja.

celina

Është një ndjenjë ndryshe (të luash për Kosovën) për shkak të asaj nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë. Të gjithë në ekip kanë tregimin e tyre për familjet e tyre. Është një nder i veçantë që mund të luaj për ta. Kemi shumë talenta të rinj dhe disa lojtarë të mirë. Do të na duhet kohë për të hyrë në gara të mëdha, por mendoj se do të ndodhë”, tregon Celina

bersant celina

Mesfushori thotë se ëndërron të luajë në Premier Ligë me klubin e tij Mançester Sitit, që përkundër konkurrencës së fortë atje ka besim se mund të luajë aty.

“Jam në kontakt me ta çdo javë, disa herë në javë. E di se më vëzhgojnë, më mbështesin, dhe duan që të kem sukses. E di se besojnë se jam mjaftueshëm i mirë që të hyjë në ekipin e tyre”, përfundoi 21-vjeçari.

bytyqi celina

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"