Rrëfimi 360 gradë i Piolit: Milani i ri, por mund të fitojë përsëri! Ja çfarë pres nga merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 15:15

Rrëfimi 360 gradë i Piolit: Milani i ri, por mund të fitojë përsëri! Ja çfarë pres nga merkatoja

Stefano Pioli ka dhënë një intervistë ekskluzive gjatë cilës ka folur për Serinë A, por edhe për blerjet e reja si Sharl de Ketelare e Jasin Adli. Deklaratë në 360 gradë mbi ambientin dhe shumë besim te skuadra në kuadër të sezonit të ri.

pioli

Vjet kishit si qëllim të bënit më shumë pikë se sezoni pararendës. Po sivjet cili është plani?

Për të fituar duhet talent, për të përsëritur veten duhet karakter. Duhet të rrëfej diçka: një vit më parë nuk besuam se mund ta përmirësonim vetëm renditjen e sezonit të kaluar. Menduam se mund të fitonim që në ditën e parë. Këtë vit motivimi i grupit do të jetë më i lehtë: duhet të kemi pasion, entuziazëm, dëshirë për t’u rritur, ata si ekip unë si trajner. Do të luftojmë për të mbrojtur titullin dhe në Champions për t’u përmirësuar. Saki ka të drejtë kur thotë se titulli është një garë për 4-5 ekipe. Me të tjerët ka dallime: ne do ta shfrytëzojmë përvojën e fundit sepse jemi rritur shumë.

Konkurrenca italiane është forcuar. Jeni i shqetësuar?

Jo, sepse vetë ne e dimë që jemi më të fortë se një vit më parë. Mund të blesh lojtarët më të mirë, por diferencën e bën organizimi, dëshira, shpirti. Vitin e kaluar më është dukur e çuditshme që nuk na kanë mbajtur në konsideratë, nuk e kam vuajtur por e kam shfrytëzuar në favorin tonë. Këtë vit do të fokusohemi vetëm te vetja. Xhon Elkanie sheh Interin përpara. Unë e respektoj opinionin, por parashikimet aktuale kanë pak vlerë.

A do të ketë ndikim sezoni anormal, me fillimin si sprint dhe më pas ndalimin e gjatë prej Botërorit?

Do të jetë një garë e gjatë dhe e vështirë, edhe më e ekuilibruar: Do të jetë e vështirë të përsëritet një rezultat i lartë, sepse kaq shumë skuadra do t’i heqin pikë njëratjetrës. Jam i shqetësuar për Atalantën, e cila për herë të parë nuk ka ndeshje në mesjavë.

Sivjet ka shumë skuadra të forta, madje edhe Fiorentina e cila është e stërvitur mirë. Nuk e kam problem të bëj tre muaj me gaz dhe më pas ta fik, do të jetë më e vështirë me lojtarët që do të shkojnë deri në Kupën e Botës. Me ta do të duhet një ndjeshmëri e veçantë. Para ndalesës janë 15 ndeshje kampionati. Janë vërtetë shumë mbase nuk do të vendosin titullin, por do t’a orientojnë me siguri atë.

Cilat janë përshtypjet e para mbi De Ketelaren?

U takuam të mërkurën në mëngjes, së bashku me stafin i tregova video me konceptet tona të lojës. Ai ishte shumë i kujdesshëm, nga ajo që tha tregon se është shumë inteligjent dhe se kupton nga futbolli. Pastaj ka talent të madh, mund të shihni se si e prek topin: ai është elegant, i bukur për t’u parë. E pyeta Origin, shokun e tij të skuadrës në kombëtare dhe më tha: “Sharli është gjysmë Havertz dhe gjysmë Kaka”. Do të luajë për disa minuta në Viçenca dhe një herë të dielën kundër Pergoletezes. Ka pritshmëri të rëndësishme, por është e drejtë t’i jepet kohë, unë kam qenë i pari që i kam thënë të mos nxitohet.

Një tjetër i ri që do të ulë moshën mesatare të ekipit…

Vetëm në Itali 20-vjeçarët janë të rinj. Tonali është 22 vjeç, Leao 23, Teo gati 25. Janë lojtarë të plotësuar, të cilët sigurisht duhet të jenë të uritur për t’u rritur sepse nuk e kanë arritur kulmin e tyre. Por të rinjtë janë 17 ose 18-vjeçarët dhe më pas në grup janë edhe ekspertët: Menja, Kjaer, Ibra, Zhiru, Origi, Kalabri dhe Rebic. Vetë Theo është pjekur shumë, është më i pranishëm tani. Në dhomat e zhveshjes dëgjohet Ibra teksa ai që flet më shumë është Florenci. Se sa dëgjohet nuk e di… (qesh).

Ibra, çfarë mund të japë akoma?

Nuk është ende fizikisht me ne, por prania e tij ndihet, sepse është gjithmonë në kontakt me të gjithë. Ibra është një kampion që ende mund të bëjë diferencën: së pari duhet të ndihet mirë, në finalen e sezonit të kaluar bëri disa sakrifica të çmendura. Njerëzit nuk e dinë, por ai mund të stërvitej vetëm çerek ore. Ka teknikë dhe inteligjencë superiore, por mbi të gjitha është ende shumë i uritur. Nga mesi i gushtit do të na bashkohet për të vazhduar riaftësimin e tij.

Është rikthyer Kjaeri, por mbrojtja duket në rregull me Tomorin dhe Kalulunë apo jo?

Kjaeri na jep një lexim loje qe s’e ka askush dhe komunikim. Më vjen mirë që e mori veten pavarësisht se do t’i duhet pak kohë për të gjetur formën. Kalulu me Tomorin kanë dhënë një kontribut të madh ndaj e meritojnë të jenë titullarë, por unë kam 20 të tillë.

Si po shkojnë bisedimet për rinovimin e Leaos?

Ai është pikë kyçe nëse mban nivelet e vjetshme, përndryshe nuk do ta kem problem ta zëvendësoj me Rebiçin. Leao është i lumtur te Milani dhe kontrata e tij nuk më shqetëson. Për nga potenciali është një kampion që mund të shënojë më shumë se 14 gola në sezon.

Si ju duket Jasin Adli?

Është inteligjent dhe luan vertikal. Më duket e drejtë kur thonë se nuk është një mesfushor tipik. Më ka habitur sepse mëson shpejt e ndonjëherë më duket sikur ka më shumë kohë në skuadër. Prej tij pres më tepër saktësi dhe ndonjë gol.

Po nga merkatoja çfarë prisni?

Teorikisht na mungojnë një qendërmbrojtës dhe një mesfushor, por nuk duam të zëvendësojmë atë që iku (Kesi) me ndonjë sozi, edhe sepse si Kesi nuk ka. Ai që do të vijë duhet të jetë inteligjent dhe shpërthyes.

A prisnit ndonjë merkato milionere meqë fituat titullin?

Çdo klub bën vlerësimet e veta dhe ne kemi treguar se me projektin tonë mund të fitojmë. De Ketelare në 2-3 vjet mund të shndërrohet një yll kontinental. Sidoqoftë, nuk kam pasur kurrë frikë se mund të më shisnin më të mirët.

Po frikë se mos largohej Maldini a kishit?

Kurrë. Me ta flisja çdo dikë, por shitja e klubit pati disa dinamika që zvarritën rinovimin e Maldinit. Personalisht e dija që nuk do të largohej. Ai është pika ime e referimit, aq sa as me Xherri Kardinalen nuk kam folur.

Ai dhe Masara ju ndjekin edhe në stërvitje. Magjia e titullit lindi në “Milanello”?

Çdo ditë arrij “i shqetësuar”, për frymën me të cilën do të punojnë lojtarët, por kur i shoh duke punuar, të gjitha dyshimet largohen. Nëse vazhdojmë kështu do të jemi konkurrues, nuk do të thotë se do të fitojmë sërish kampionatin, por do të kemi shanse të fitojmë çdo ndeshje. Në seancën e fundit stërvitore më duhej t’i ndaloja, sepse po punonin shumë fort. Pra, është e bukur, tërheqëse, ne tani kemi konceptet tona. Për sa kohë të shoh këtë qëndrim do të jem i qetë, por nëse tërhiqemi qoftë edhe një centimetër do të bëhemi një ekip normal.

Cila është pika më e fortë e Milanit?

Kemi shumë lojtarë niveli. Zhiru është një lojtar i kompletuar, Rebiç është shumë i zoti për të sulmuar thellësinë dhe Origi di të bëjë gjithçka. Divoku është shumë i vëmendshëm, më pëlqen dhe do të na japë kënaqësi. Në mes nuk ka rëndësi fiziku për sa u përket centimetrave, por këmbëa dhe inteligjenca dhe e kemi te Tonali, Pobega, Kruniçi, që shpesh nënvlerësohet padrejtësisht dhe ka aftësi të mëdha taktike. Natyrisht, është edhe Benaseri që mund të bëhet një lojtar i nivelit më të lartë. Edhe Menjaja lëviz: jo vetëm në portë, por edhe me praninë e tij. Ai ishte portieri më i mirë në kampionat, edhe pse mua më pëlqen shumë edhe Shezni.

Ka ndryshuar ndonjë gjë te ju tani që jeni kthyer në trajner kopertinash?

Nuk jam shqetësuar kurrë për atë që thuhej për mua, në këtë nivel më kanë sjellë përvojat. Milani më bëri të rritem dhe mund ta bëj përsëri, ndihem i ri, me një dëshirë të madhe për të provuar veten. Përveç kësaj, lojtarët e mi janë si sfungjerë. Unë përdor një metodë që e përkufizoj si ndarje, i vë idetë në dispozicion të ekipit dhe përpiqem të kuptoj me ta nëse funksionojnë apo jo. Kështu gjetëm motivimin dhe ekuilibrin.

Si është jeta juaj larg Milanit?

E kaloj gjithë ditën në “Milanello” dhe më pas shkoj në shtëpi. Çdo ditë njësoj. Shkëputem vetëm për të darkuar me gruan time. Më pëlqen Milano dhe më pëlqen të dal, megjithatë pa gruan nuk dal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"