Rrëfimi 360 gradë i Ikardit: Në derbi tregojmë kush jemi, Milanit do i hiqja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 17:36

Rrëfimi 360 gradë i Ikardit: Në derbi tregojmë kush jemi, Milanit do i hiqja…

Jam shumë i lumtur që qëndrova: nuk doja të largohesha, e kam thënë gjithmonë”. Mauro Ikardi është rrëfyer në 360 gradë për mikrofonat e “Sky Sport”. E ka nisur pikërisht nga dashuria e tij për Interin. E ndërkohë po afron një nga etapat më të rëndësishme të sezonit: derbi.

ikardi

Si është situata tek Interi?

Ka shumë pritshmëri pas rezultateve pozitive. Jemi në gjendje të përballemi më së miri me Milain. Deri është ndeshja e qytetit, ajo që tifozët presin më shumë. Vlen më shumë se tri pikë, por më e rëndësishme është t’u japim vazhdimësi rezultateve. Derbi është ndeshja më e pritur nga tifozët, nëse fitojmë javët e ardhshme i kalojmë me entuziazëm.

Cilin do i hiqje Milanit?

Ata janë të fortë, nëse do mundesha do u hiqja Higuainin, sulmuesin që u mungonte dhe që gjithmonë shënon shumë.

Ekziston një rivalitet me “Pipita”-n?

Është një sulmues i madh, me një karrierë të jashtëzakonshme. Shpesh na krahasojnë, janë rregullat e lojës, por unë ndihem i qetë, bëj atë që duhet, kërkoj të jap më të mirën. Gonzalo më lojtar-skuadre? Një frazë që po qarkullon e për të cilën po flasin të gjithë…

Besoni se Ikardi mund të përmirësohet më shumë?

Luaj në Serinë A prej 7- 8 vitesh dhe kam luajtur gjithmonë në këtë mënyrë. Nuk ndryshoj mendim, janë kritika që dëgjoj dhe kërkoj të gjej detajet e vogla që mund të më ndihmojnë. Përpara kemi Milanin, Barçën e Lacion. Nëse i kalojmë si duhet, mund të na japin një dorë të madhe për të ecur përpara”.

Mendoni që tani për Barcelonën?

Dy fitore na japin një avantazh të rëndësishëm përpara takimit me Barçën. Kemi lojtarë të fortë për t’i ndëshkuar; duhet të gjendemi në formën më të mirë të mundshme.

Si po shkon raporti me Naingolanin?

Vijon më së miri, është një lojtar i fortë dhe me futbollistë të tillë cilësorë gjithçka bëhet më e lehtë. Me siguri pas çdo ndeshjeje.

Distanca nga Juvja?

Kemi një skuadër të madhe. Shumë nga të rinjtë janë përshtatur, po përmirësohemi dalëngadalë. Juventusi ka fituar gjatë viteve të fundit, ka një bazë solide, së cilës i janë shtuar lojtarë shumë të fortë.

Sa shpesh e mendoni tripletën e trofeve?

Përsëritja e 2010-ës do ishte një ëndërr, por momentalisht nuk qarkullon në mendjen e lojtarëve. Me mentalitetin e duhur herët a vonë objektivat arrihen, por nuk besoj se në atë periudhë lojtarët mendonin të fitonin tri kupat. Është diçka që lind ditë pas dite”.

Rinovim përpara Krishtlindjeve?

Nuk e di (qesh). Gjatë merkatos ka pasur disa kontakte, mund të zgjidhja largimin, por vendosa të qëndroj në Milano për mua dhe familjen time. Kjo është shtëpia ime! Kisha ëndërr të luaja në Champions me Interin, vitin e kaluar ia dolëm dhe vendosa të rri. Do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të rënë dakord të gjithë së bashku.

Një premtim për tifozët?

Do më pëlqente të fitoja diçka me Interin dhe nëse bëjmë gjithçka si duhet, vitin e ardhshëm mund të vijë një çmim.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"