Rrëfehet Voltana Ademi: Vllaznia nuk bën “hajër” me Bashkinë, ja pse nuk po privatizohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 23:43

Rrëfehet Voltana Ademi: Vllaznia nuk bën “hajër” me Bashkinë, ja pse nuk po privatizohet

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht dhe presidente e Vllaznisë, ishte e ftuar në emisionin “Ora Skaner” të gazetarit Gerti Çarçani, ku foli për problemet e klubit shkodran dhe çështjen e privatizimit.

qsqqsq

“Në pozicionin e kryetares, unë kam pritur një analizë, të klubit, pse jo apo edhe të futbollistëve, te drejtuesve të trajnerëve. Për të pasur dhe të prodhuar disa argumente pro dhe kundër. Kam ndërhyrë kur ka pasur problematikë apo nuk kishte angazhimin e duhur. Jam përpjekur ta mbështes dhe të ngreh zërin, në emër të publikut dhe parave. Unë nuk jam specialiste futbolli. Prisja të kishte analizë në fund. Ne duhet të rimarrin kohën. Do duhet që të vrapojmë. Nuk është mundësia që analizën ta bëjnë unë, për shkak të vetë statutit. Është aset publik. Duhet të hymë në një diskutim të hapur. Kam filluar të bëj bashkë figurat e sportit. Nëpërmjet atyre do të vlerësojë çfarë ka çaluar. Aspekti sportiv vlen në fund. Ajo çfarë ka çaluar te Vllaznia është aspekti sportivi. Nuk ka klub më të pastër se Vllaznia në Shqipëri. Nuk kam arritur të parandaloj ndërhyrjet dhe influencat

Nuk munda të krijoj mburojë për mbrojtjen. Futbolli është i koklavitur. Jam përpjekur të punoj pastër. Unë kam bërë mirë aspektin e mbështetjes financiare. Në aspektin teknik nuk kanë arritur të kalojnë pragun. Mund të kishte një formë më të thjeshtë administrimi. Ndjej keqardhje që më ndodhi mua. I kam dhënë më shumë se gjithkush tjetër Vllaznisë. I kam mbështetur në momente shumë të vështira. Jam përpjekur të financoj klubin.

Askush nuk e merr klubin po mos qe në rregull financiarisht. Ne kemi arriti të kryejmë vlerësimin. Në 9 maj të gjithë audituesit kanë bërë të mundur vlerësimin. I është dërguar këshillit të bashkisë, të fillojmë të ndërtojmë diskutimin mbi problematikën e privatizimit. Nuk mund të ndodhte më përpara privatizimi sepse klubi nuk ishte i kolauduar.

Ademi

Jam dakord që për sa kohë e ka Bashkia Vllazninë nuk do bëjë hajër. Duhet ta privatizojmë. Në kushtet që klubi qe në vitin 2015, nuk mund të bëhej privatizimi. Të gjithë që vijnë duhet të dinë se ku ndodhet. Gjatë gjithë këtyre viteve gjëja e parë që të kërkonin ishin dokumentet. Duhet të respektojmë ligjin dhe të jemi serioz. Kjo vlerë duhet t’iu afrohet të gjithëve që kanë mundësinë. Marrëveshjet e pabazuar në ligj e kanë renduar situatën. Në qoftë se Bashkia e Shkodrës në vitet më parë, ka hedhur parë, ka pasur borxhe të trashëgueshme në saj të marrëveshjeve jo të sakta. Unë i jap ruajtur kësaj dhe kam dashur të respektoj ligjin. Dua një privatizim të qëndrueshëm.

750 milionë lek të reja nuk ishin vetëm për skuadrën A, por për të gjithë klubin Vllaznia në total. 1 miliardë lek i shpenzojmë për sportet. Sivjet u akorduan 60 milionë lek më shumë. Sporti ka lindur në Shkodër dhe meriton të vlerësohet. Duke investuar te sporti mbajmë gjallë rininë. Janë 20 disiplina sportive që financojmë në Shkodër. Për vajza dhe për djem. Bëjmë atë që duhet. Shkodra është elitare në shumë sporte të tjera, jo vetëm në futboll. Kemi kampion Europian ne shah, atletikë, gjimnastikë, not.

Shkodra ka një traditë për sportin, dhe nuk do guxonte asnjë për të mos e mbështetur sportin. Janë me qindra e mira të rinj të angazhuar në sport. Nuk ka kontribut më të madh që mbështet sportin. Po ndërtojmë hapësira të reja sportive. Fusha të reja sporti për basketboll, volejboll, tenis si dhe fusha futbolli për shkollat. Po përpiqem të rikthej klasat sportive. Sporti e bën shoqërinë më të mirë. Në Shkodër të gjithë duan financime të mëdha. E them me krenari që Bashkia Shkodër mbështet maksimalisht sportin.

Futbolli është një lojë, që ndonjëherë nuk është vetëm futboll. Ka pasur influenca, qoftë të mira qoftë të këqija. I është bërë presion klubit qoftë nga brenda qoftë nga jashtë. Në vitin 2015, Luan Zmijani ishte trajneri që u tërhoq. Më pas Grima. Publiku ka kërkuar të ishte një shkodran. Cungu me dëshirën e mirë dhe karakterin e ndershëm, u përpoq të bënte diçka, Ai mund të bënte më mirë. Edhe Armandoja e la, u dorëzua.

Zoti Gjoka e morri Vllazninë në një situatë të vështira. Në fazën e tretë u rrit një shpresë. Në fazën e 4-t dështoi dhe Gjoka u tërhoq. Nuk duhet ta kishte bërë atë gjë. Të gjithë duhet ta çojmë me të mirën apo me të keqen deri në fund. Duhet të rrimë ballë për ballë dhe duhet të flasim për atë çfarë lëngoi.

Iu kamë dhënë hapësirën për të bërë atë çfarë ishte më e vlefshme. Në sezonin e kaluar morëm në provë mbi 19 lojtarë. Që në vitin 2015 kam gjetur një Vllaznië që udhëtonte brenda ditës për ndeshjet jashtë. Jam përpjekur të rrit standardet. Jam përpjekur t’i ndjek, që askush mos thoshte ne nuk e patë. Prandaj kam qëndruar në pankinë.

Duhet ta kalonim situatën. Kur je në luftë duhet të vdesësh dhe ta fitosh luftën. U ndihem e fyer për rënien e Vllaznisë. E kam pasion sportin. E kam ngritur zërin kur situata nuk qe fortë e mirë. Me pozitiv për t’i parë gjërat negative dhe mënyrën e zgjidhjes. Unë i shikoj të gjitha ndeshjet e skuadrës, si dhe të moshave dhe sporteve të tjera. Po të kthehem mbrapa nuk është se do bëja diccka përtej asaj që imagjinoj. Kishte mundësi, thjeshtë ka qenë papjekuri. Gjithsecili duhet të reflektojë për nivelin e vetë.

Unë nuk jam në konsultimet teknike. Nuk jam pyetur asnjëherë që duhet të marrim Hasanin apo Likën, apo të marrim Sukaj dhe dikë tjetër. Nuk e bëj unë këtë fakt. Ka një sërë hallkash teknike.

Përtej mbështetjeve apo mundësive për të vlerësuar teknikisht, ajo që mendoj që ka munduar është diskutimi teknik në grup, me pozitivitet, pa ndërhyrje dhe pa konsensus për gjërat nuk qëndronin. Fatkeqësisht klubi i futbollit nuk e ka ndritur këtë. Unë kam pasur mirëkuptimin, por një ndjesë nuk vlen. Përgjegjësia moralë është. Do ndjek rrugën që kisha premtuar. Privatizimin dhe ringritjen. Vllaznia dhe Shkodra i ka kapacitet për tu ngritur lartë.

Pres propozimet konkrete. Për figurat që duhen afruar në skuadër. Do të angazhohen një grup njerëzish për të marrë situatën në dorë. Do të hapim një proces të mirëfillte konkurrimi për administratorin. Më pas do të zgjedhim trajnerin dhe të ndërtojmë skuadrën. Këshilli mbikëqyrës mund të pasurohet me figura të reja të sportit.

U habita për bllokimin e të gjitha llogarive në vitin 2016. Bashkia vihet në dijeni pas 2 vitesh, për vendimet që janë të pavlefshme dhe që nuk bazohen në ligj. Sot kanë dëmtuar aspektin e administrimit. Administratori ka operuar në kushte shumë të vështira. Na u hap një gjyq, na u kërkua 300 mijë euro. Vazhdojmë t’i ndjekim seanca gjyqësore. Kemi kaluar 3 kontrolle të lartë të shtetit. Disa çështje janë dërguar në prokurori. Kemi pasur 2 kontrolle nga tatimet. Klubi që u kontrollua ishte vetëm Vllaznia. Unë nuk jam asnjëherë kundër.

Dua që procesi i privatizimit të jetë i hapur dhe të shuhen të gjitha dyshimet. Nuk është e thënë që do jetë një aksionerë, mund të ketë shumë më shumë. Është një çështje e hapur. Jam e bindur që është një mundësi shumë e mirë për të investuar te klubi. Dua të besoj që privatizimi të jetë një dhuratë për 100 vjetorin e klubit.

Vllaznia duhet të jetë në Kategorinë Superiore, kjo është e rëndësishme për mua. Do përpiqemi, unë e kërkoj, sepse e meritoj dhe është e mundur. Unë jam korrekte në momentin që mund të ngrej zërin, mund të kërkoj më shumë. Etika është ajo që më karakterizon. Funksionon kur grupi ndan të njëjtën përgjegjësi dhe sipërmarrje për të arritur qëllimin.

Nuk di ta them nëse do reflektojë rënia e Vllaznisë në vota. Politika te unë asnjëherë nuk ka qenë qëllim në vetvete. Kam qenë pedagoge, nënkryetare e Bashkisë Shkodër. U angazhova me donator të huaj në zhvillimin e Shqipërisë dhe Shkodrës. U riktheva në politikë. Qëllimi nuk është politik te Vllaznia. Është qytetar, nuk është i të majtës i të djathtë. Në qoftë se nuk arrij objektivin, mund të ndikojë. Unë angazhimin tim mund ta bëj në zyrë pa shkuar në pankinë. Detyra ime është të siguroj fondet, jo të takoj lojtarët. Unë i kam qëndruar shumë afër, pavarësisht rezultateve. Kam qenë aktive. Koha do flirtojë më mirë të vërteta. Për të nxjerrë në pah problematikat e të gjitha viteve.

Fjalën e fundit të privatizimit do ta kenë vendimmarrësit. Ne do bëjmë proces të hapur. Do sigurojmë transparencë dhe qëndrueshmëri, për të mos bërë gabimet që po i vuajmë sot. Skuadra duhet të arrij në superiore, për këtë unë do jap mbështetjen time maksimale.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"