Trajneri i Kamzës: Do të bëjmë kampionat dinjitoz, në Shqipëri erdha sepse është afër me Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 13:31

Trajneri i Kamzës: Do të bëjmë kampionat dinjitoz, në Shqipëri erdha sepse është afër me Italinë

Pietro Vierkovud u emërua para pak kohësh trajneri i ri i Kamzës duke zëvendësuar Ahmatajn. Në një prononcim për “Superport” italiani zbulon arsyet se pse i tha “po” propozimit të drejtuesve kryeqytetasve.

vierkovud

59-vjeçari tregohet i sinqertë duke deklaruar se një nga arsyet e ardhjes te Kamza ka qenë afërsia gjeografike mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Pranova ofertën e Kamzës sepse kisha dëshirë të rikthehesha të drejtoja një skuadër. Shqipëria është pranë Italisë dhe ky ishte një plus i madh, pasi nuk doja të shkoja larg. Studiova projektin që më parashtroi presidenti, më pëlqeu dhe pranova ofertën. Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj me skemën 3-5-2, pra me 3 në mbrojtje, një mesfushë të populluar dhe dy lojtarë në sulm. Një skemë ofensive, megjithatë në futbollin modern duhet të sulmosh dhe të mbrohesh në grup.

Kamza56

Duhet të bëjmë mirë, të kërkojmë të luftojmë me skuadrat kryesuese duke e mbajtur kokën lart dhe të zhvillojmë ndeshje të mëdha. Duam të zhvillojmë një kampionat dinjitoz. Kam biseduar me drejtuesit dhe më është thënë që disa lojtarë do të qëndrojnë, ndërsa një pjesë do të largohen.

Në këtë mënyrë me konsensusin tim do të marrim lojtarë që t’i përshtaten skemës tonë të lojës. Parimisht do të kërkojmë futbollistë që luajnë në Shqipëri, por nëse gjejmë ndonjë element edhe nga liga të tjera, atëherë akoma më mire”, u shpreh tekniku italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"