Rrëfehet Toti: Milanin ma mohoi mamaja ime, ja kush më detyroi të tërhiqem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 19:51

Rrëfehet Toti: Milanin ma mohoi mamaja ime, ja kush më detyroi të tërhiqem

“Nuk kam filluar akoma të mërzitem”, me këtë fjali e ka nisur Françesko Toti rrëfemi e tij për “La Repubblica”. Legjenda e Romës ka trajtuar disa tema, që nga grumbullimet e deri në hollistë që e detyruan të varte këpucët në gozhdë.

toti

Drejtues – “Roli i ri më mundëson të kem ditë të ngjashme me ato të futbollistëve. Zgjohem, çoj fëmijët në shkollë, e më pas në klub. Nuk humb asnjë stërvitje, teksa pasdite merrem me familjen. Pjesa delikate është ndërmjetësimi mes lojtarëve dhe klubit. Futbollistët janë bastardë, kafshë fare do të thosha, por kanë respekt për mua, sepse i njoh mirë format e tyre të komunikimit. M’u desh të përmirësoja dhe anglishten, sepse në dhomat e zhveshjes është gjuha zyrtare”.

Karriera – “E mbylla me Romën sepse nuk doja të luaja diku tjetër pas 25 vitesh si verdhekuq. Spaleti më shtyu shumë drejt vendimit, ai me klubin ishin diçka e vetme. Ndonëse më duhet të pranoj që gjatë dëmtimit të rëndë, vinte në orën 11:00 të mbrëmjes dhe qëndronte me mua në dhomën e spitalit, çdo natë deri në 3 të mëngjesit. Mund të them se përpara Romës, mund ta luaja me Milanin. Kuqezinjtë ofruan 300 milionë lireta, por mamaja nuk pranoi. “San Siro” është stadiumi i dytë në preferenca e mia. Sa herë luanim kundër Milanit të Kakasë e Maldinit, bënim kryqin përpara së të futeshim në fushë sepse mendonim se do të pësonim 3, 4, 5 gola. Sot ekuilibrat kanë ndryshuar”.

Trajnerët – “Lipi ka qenë më i kuptueshmi nga trajnerët që kam pasur. Askush nuk më kuptonte si ai. Kapelo ka qenë një tjetër mjeshtër, por kishte defektin që mendonte se kishte gjithnjë të drejtë dhe donte të thoshte gjithmonë fjalën e fundit. Për Fabion të gjithë e kishin gabim kur merrnin fjalën”.

Rivalët – “Lacio mbetet armiku i një jete. Koleksionoja albumet e Serisë A, por te bardhekaltrit i ngjisja të gjitha fotografitë përmbys. Sot i konsideroj rivalë sportivë, ka respekt mes nesh. Jam përballur me shumë futbollistë, por Baloteli më acaronte sepse kishte kohë që fliste keq për romanët dhe Romën. Shkelmi ndaj tij ishte i paramenduar, doja ta lëndoja. U habita që nuk më sulmoi asnjë lojtar i Interit, madje Majkon më dha dorën. Kam përshtypjen që edhe në skuadër kishte filluar të acaronte shokët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"