Rrëfehet Robinjo: Bekam rrinte gjithmonë me brazilianët, Ibra është “arrogant”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 22:24


Rrëfehet Robinjo: Bekam rrinte gjithmonë me brazilianët, Ibra është “arrogant”

Braziliani Robinjo ka luajtur për klubet më të mira dhe ka patur shokë skuadre disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Për këtë karrierë të bukur është rikthyer të flasë vetë sulmuesi 36 vjeçar brazilian, në një intervistë për “MARCA”-n.

Robinjo

Reali- Kur Reali më kërkoi, pashë që kishin një grup të madh me brazilianë dhe trajner ishte Vanderlei Luksemburgo. Pse të shkoja te Barcelona?

robinjoo

Nuk pendohem që u largova nga Madridi, por nuk më pëlqen që u ndamë keq në fund. Do të doja ta takoja Florentino Perezin përsëri, ta përqafoja dhe ta falënderoja për gjithçka bëri për mua.

Siti- Më pëlqente Mançesteri, klubi dhe restorantet, por mbi të gjitha klubet e natës. Kam qenë kampion kudo ku kam luajtur, përveçse te Siti. Nëse ka diçka që më mundon është fakti që nuk fitova trofe me Sitin.

robi

Shokët e skuadrës- Zllatan shpesh thotë se ai e bindi Milanin që të më merrnin: “Je këtu prej meje”. A është arrogant? Po, por në kuptimin e mirë. Është thjeshtë besim në aftësitë e tij. Për mendimin tim, ai është fiks siç duhet të jetë një sulmues, “Showmen” dhe fitues.

robinjoooooo

Bekam rrinte gjithmonë me brazilianët. Ishte pjesë e grupit tonë. Në të vërtetë, spanjollët ishin xhelozë për të, sepse fliste portugalisht më mirë se ata.

robo

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com