Rrëfehet Poçetino: Real Madridi është ëndrra e të gjithëve, kam marrë vetëm dy oferta. Më pëlqen Lidsi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 16:56

Rrëfehet Poçetino: Real Madridi është ëndrra e të gjithëve, kam marrë vetëm dy oferta. Më pëlqen Lidsi…

Mauricio Poçetino ka zbuluar se nuk i është ofruar që të bëhej trajner i Barcelonës pas shkarkimit të Kike Setienit. Trajneri argjentinas po jeton në Londër dhe është në pritje të ofertave të punës.

mauricio pocetino

”Mua nuk mu ofrua drejtimi i Barcelonës. Nuk kam folur as me PSG-në dhe as me Interin. Por nuk dua të gënjej, kisha oferta nga Monako dhe Benfika. Do ishte ëndrra e të gjithëve të drejtosh Real Madridin. Ata janë ekipi më i mirë në botë.

Më pëlqen të shikoj Lids Junajtid pasi ato luajnë shpejt, më pëlqen Totenhemi gjithashtu për dashurinë që kam për atë klub dhe më pëlqen edhe Liverpuli për talentin që kanë”, ka thënë Poçetino në një intervistë për “Marca”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"