Rrëfehet Milito: Futbolli italian ishte Maradona, guxova kur i thashë Murinjos se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 18:11

Rrëfehet Milito: Futbolli italian ishte Maradona, guxova kur i thashë Murinjos se…

Diego Milito ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në kohën e tij kur ai luajti për skuadra si Xhenoa dhe Interi. Ai arriti të shënojë plot 86 gola në 159 ndeshje. Sulmuesi tregon se ka qenë shumë i lidhur shumë me Italinë, teksa pohon për “Corriere dello Sport” se ka qenë edhe “pak” italian.

milito_2735892

“Gjyshërit e mi gjithmonë më tregonin për Italinë. Mbi të gjitha, gjyshja ishte shumë e lidhur me tokën e saj. Unë e kam ndier gjithmonë këtë identitet të dyfishtë. Në fakt, unë jam argjentinas dhe italian”.

Ai ka vazhduar edhe më tej teksa komenton dhe periudhën e lojtarit Diego Armando Maradona, teksa thotë: “Futbolli italian ishte Napoli dhe Maradona. Ne takoheshim të dielave në mëngjes, në lagje, për të qëndruar para TV dhe të shihnim Napolin e Maradonës. Ai ishte idhulli ynë, miti i largët. Duke e pasur atë trajner, ishte emocionuese. Me të në ekipin kombëtar ishte një përvojë e lumtur”.

Nga ana tjetër Milito mund të quhet lojtari më i bekuar argjentinas pasi ka pasu fatin që të jetë së bashku me të dy “10” legjendare të Argjentinas. Me Maradonën në stol si trajner dhe Mesin në fushë si futbollist.

“Ne duhet të jemi të lumtur si komb për këto dy legjenda, në kujtesë dhe në realitet. Jemi me fat, sepse kemi dy kampionët absolute në historinë e futbollit. Për fat të keq, Mesi nuk mundi ta fitonte Botërorin, por është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kam qenë me fat të luaj me të dhe të shoh çka ai bën në fushë. Shpresoj se mund ta fitojë Botërorin në të ardhmen, sepse ende mund të luajë për ekipin kombëtar”.- ka thënë Milito.

 

Ndërsa ai nuk ka kaluar pa thënë edhe disa momente nga periudha që kaloi me trajnerin Murinjo ku thotë: Unë nuk mund të mos përmend edhe Mourinjo, për të cilin po përmend një anekdotë: Vitin e parë, që isha tek Interi, shkuam në “Marasi” për t’u përballur me |Xhenoa. Kisha ardhur nga një vit i madh në Xhenoa, ndaj për mua ishte një ndeshje e veçantë.

Hera e parë që luaja keq. Në dhomën e zhveshjes, Mourinjo më thotë: A ndiheni sikur po luani kundër miqve tuaj? Shko në fushë, por sot nuk do të jetë ndeshje e njëjtë si të tjerat. Unë i thashë me guxim: Mister, jam i qetë, dua të luaj. Ne barazuam 0-0, nuk luajtëm mirë në këtë ndeshje. I kam përjetuar ato nëntëdhjetë minuta shumë keq”.

Derbi – Unë shpresoj se njeriu që mund të përcaktojë fatin e derbit të së dielës të jetë Lautaro Martinez. E njoh atë, është një djalë i mrekullueshëm. Dhe unë personalisht shpresoj që Interi të fitojë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"