Rrëfehet mbrojtësi serb i Laçit: Tërmeti më nxori nga krevati, 30 sekonda dukeshin pafundësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 10:21

Rrëfehet mbrojtësi serb i Laçit: Tërmeti më nxori nga krevati, 30 sekonda dukeshin pafundësi

Aleksandër Ignjatoviç u rrëfen tmerrin serbëve. Mbrojtësi i Laçit ka folur për median “Blic Sport”, duke zbuluar 30 sekondat e tërmetit që ra në Shqipëri. Lojtari e përshkuan gjithçka ndodhi si një dramë të vërtetë, aq sa në ato çaste ka menduar edhe më të keqen. 

ignjatovic laci

“Kalova një natë dramatike pas ndeshjes që luajtëm ndaj Partizanit në Elbasan. Javëve të fundit ka pasur tërmete të vogla, por jo si ai i natës së kaluar. Ndodhi në orën më të keqe të mundshme, të gjithë ishin në gjumë. Ishte ora 4 pas mesnate. U zgjova në panik dhe dola nga krevati. U trondit për 20 apo 30 sekonda dhe kjo periudhë e vogël dukej si pafundësi. Valët e tërmetit vijuan dhe u ndjeva sikur po ndodhnin turbulenca në një fluturim ajror. Në atë moment mendova më të keqen”, ka thënë fillimisht 31- vjeçari, i ardhur gjatë merkatos së verës te kurbinasit.

Ai është pyetur më konkretisht edhe për dëmet që la pas ky tërmet. “Muret e shumë ndërtesave në Tiranë janë çarë, ndërsa më e keqja ka ndodhur në Durrës. Ndikimi ishte i fortë. Të gjithë dolën nëpër rrugë pas tërmetit dhe qëndruan jashtë deri në 7-8 të mëngjesit. Të gjithë ishin të frikësuar dhe më pas me ngadalë po shkonin në shtëpi për të parë dëmet”, u shpreh lojtari që numëron 13 prezenca me Laçin. Me situatën alarmante të së martës, ai theksoi se edhe klubi vendosi që ta anulonte stërvitjen. “Edhe pse kishim stërvitje sot, klubi ka pushuar. Nuk kemi dalë në fushë. Do të shohim cili do të jetë vendimi i drejtuesve. Situata është alarmuese dhe me siguri do të shtyhen edhe ndeshjet”, përfundoi Ignjatoviç. Dhe parashikimi i serbit ndodhi, pasi kampionati është ndërprerë prej FSHF-së.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"