Rrëfehet Macola: Trukuam ndeshjen me Uruguain në Meksikë ’70

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2017 | 10:28

Rrëfehet Macola: Trukuam ndeshjen me Uruguain në Meksikë ’70

“Biskota” (term i shpikur nga italianët për të treguar ndeshjet ku skuadrat gjejnë një kompromis për rezultatin që në fillim) e famshme nordike e “Euro 2004”-ës (Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2 në takimin e fundit në fazën në grupe duke “eliminuar” Italinë) ka qenë një “thërrime” përballë asaj që gatoi Italia me Uruguain në Botërorin e organizuar në Meksikë më 1970-ën.

macola

Për të zbuluar atë çfarë fshihej pas barazimit mes Italisë dhe Uruguait, ka menduar njëri prej protagonistëve të skuadrës që në fund të shpallej kampione bote. Ishte pikërisht Sandro Macola ai që gjatë një interviste për “Corriere della Sera”- n, përveç takimit të trukuar, tregoi edhe shumë të fshehta të mëdha të jetës së tij.

sandro-mazzola-football-1926

“Biskota”

“Është e vërtetë, ne kemi trukuar ndeshjen me Uruguain, të vlefshme për fazën në grupe. Në takimin e parë, ne mundëm Suedinë 1- 0, ndërsa Uruguai bëri të njëjtën gjë me Izraelin. Në takimin e dytë me një barazim do të kualifikoheshin të dy ekipet dhe pak minuta përpara se të fillonte ndeshja më takoi në dhomat e zhveshjes kapiteni i Uruguait. ‘Hombre, hoy nosotros empatamos’ (Djalosh, sot ne do të barazojmë), më tha.

itali uruguai

Unë lajmërova dhe shokët dhe vura re se të gjithë sikur u çliruan prej asaj që u tregova. I vetmi që refuzoi ishte Bertini, i cili ishte tipi i lojtarit që do të fitojë edhe në stërvitje. Sapo nisi ndeshja, ai vrapoi si i çmendur dhe me fjalë të tjera tërboi uruguaianët, të cilët më afroheshin për të më thënë: ‘Este hombre está loco!’ (Ky qenka i çmendur). Ndeshja mbaroi në barazim dhe dy ekipet kaluan për më tej duke ‘djegur’ kështu Suedinë”.

Sherri me Moratin

“Jam zënë me Moratin prej Moxhit. Kuptova se ai këshillonte presidentin dhe bëri që të mendonte se do të vinte tek Interi”.

Sandro_Mazzola_1

Rrëmbimi

“Tragjedia e Supergës (aksidenti ajror ku “Grande Torino”, njëra prej skuadrave më të forta të historisë të futbollit, u shua) ishte dyfish e dhimbshme për familjen time. Babai im humbi jetën, ndërsa e dashura e tij më mori dhe më besoi te disa miqtë e vet. Nuk e kam kuptuar kurrë atë gjest që bëri ajo.

Nuk e di nëse e bëri për pasurinë e tim ati apo se donte që të mbante pranë trashëgimtarin e tij. Mamaja ime, Emilia, u shokua dhe u kërkoi ndihmë karabinierëve dhe tifozëve të Torinos për të më gjetur. Jam kthyer në shtëpi pas një muaji. Në atë moment kuptova se kisha edhe një vëlla që quhej Ferruço”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"