Rrëfehet Kurtua: Tifozët e Çelsit nuk e dinë të gjithë të vërtetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 17:16

Rrëfehet Kurtua: Tifozët e Çelsit nuk e dinë të gjithë të vërtetën

Portieri i Atletiko Madrid, Tibo Kurtua thotë se tifozët e Çelsi nuk e dinë të vërtetën për largimin e tij nga Çelsi.

kurtua

“Kjo më bën të ndihem i trishtuar, natyrisht se ata nuk e dinë të gjithë të vërtetën,” u tha ai gazetarëve pas fitores së miqësores së Belgjikës me Skocinë të premten. “Unë mendoj se në mars vendimi ishte bërë tashmë dhe mendova se klubi do ta pranonte atë.”

Kurtua

“Pastaj për shkak se transferimi ishte i afërt unë nuk u shfaqa në stërvitje sepse mendova se ishte më mirë të mos e shqetësoja skuadrën, nuk doja që ajo të bëhej një atmosferë toksike, natyrisht është për të ardhur keq sepse e dua Çelsi, pasi kam luajtur atje. “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"