Rrëfehet ish lojtari i Realit të Madridit: Nuk e bëja më atë gjë, kisha frikë se do këpusja muskulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 15:32

Rrëfehet ish lojtari i Realit të Madridit: Nuk e bëja më atë gjë, kisha frikë se do këpusja muskulin

Në një emision sportiv në Angli Majkëll Ouen ka bërë një deklaratë ku ka thënë se për 6 ose 7 vitet e fundit mezi priste të pensionohej nga futbolli. Ai ka pasur një karrierë të pasur pasi ka luajtur për skuadra si Liverpul, Real Madrid e Mançster Junajtid por dëmtimet e shpeshta bën që të humbiste disi shkëlqimin e tij. Ai ka pranuar se në këto vite nuk bënte më vrapime të shpejta.

4F686E2F00000578-6099343-image-a-1_1535273504759

“Kur e bëra njëherë dhe këputa muskulin, ndryshova mënyrën e lojës. Nga dikush që vraponte dhe shënonte gola si ai ndaj Argjentinës, duke dribluar lojtarët, isha i shpejtë, vrapoja në hapësira, krosoja topa. Ky isha unë. Por gjashtë apo shtatë vitet e fundit të karrierës unë nuk i bëja më këto gjëra. Kisha frikë se do të këpusja muskujt. Gjërat që kam bërë në vitet e fundit të karrierës, i kam urryer. Mezi prita të dilja në pension pasi nuk isha unë ai.” – është shprehur ish-lojtari anglez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"