Rrëfehet Hyka: Trajneri më i mirë i Kombëtares për mua ka qenë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 23:06

Rrëfehet Hyka: Trajneri më i mirë i Kombëtares për mua ka qenë …

Jahmir Hyka ka folur në një intervistë për karrierën e tij dhe për kombëtaren. Futbollisti ka treguar për vështirësitë dhe momentet e bukura që ka kaluar në karrierë.

jahmir hyka

“Ekipi im i parë ka qenë Dinamo. Nga 8-16 vjeç kam luajtur me Dinamon. Më pas u largova nga vendi dhe bëra një provë në Norvegji, E kalova provën dhe aty nisi karriera ime profesioniste. Muajt e parë kanë qenë të vështira, por ishte eksperiencë që më ndihmoi të rritesha si futbollist dhe si njeri”.

“Më pas, kalova në Greqi, me Olimpiakosin. Nuk luajta dot rregullisht dhe u ktheva te Tirana. Pas një viti mjaft të mirë, shkova te Mainzi në Gjermani. Nuk isha gati për atë nivel pasi isha shumë i ri. Kështu, u transferova te Luzerni në Zvicër, ku kam kaluar momentet më të mira personale dhe profesionale”, rrëfen Hyka.

hyka

Ndërsa te kombëtarja ish futbollisti kujton me nostalgji debutimin e tij dhe falënderon trajnerin e atëhershëm, Oto Bariç, të cilin e cilëson si trajnerin më të mirë që ka patur kombëtarja, “E kam provuar debutimin që në moshën 18-vjeçare dhe ishte eksperiencë shumë e bukur. Debutova me trajnerin Oto Bariç, në një ditë me shi në Shkodër, kundër Maqedonisë. Bariç më dha mundësinë për të luajtur me kombëtaren dhe për mua ai ka qenë më i miri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"