Rrëfehet e dashura e Nejmarit: Kam vuajtur nga depresioni, gratë nuk duhet t’u pëlqejnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 20:15

Rrëfehet e dashura e Nejmarit: Kam vuajtur nga depresioni, gratë nuk duhet t’u pëlqejnë…

Modelja e njohur braziliane dhe njëkohësisht e fejuara e brazilianit Nejmar, Bruna Markezin ka rrëfyer disa nga momentet e saj më të errëta që ka kaluar. Ajo ka pohuar një depresion të cilin e ka vuajtur shumë keq.

412736_TS_07-09-18_6128356564_

“Kam urryer trupin tim, mendoja se duhej të humbja peshë dhe kam marr një laksativ çdo ditë për tre muaj. Trupi ynë, ai i grave, nuk duhet t’i pëlqejë burrit, nuk duhet t’i pëlqejë askujt, kemi nevojë të jemi të shëndetshëm dhe të lumtur. Njerëzit kanë thënë se nuk isha e dobët aq sa duhet, por pak e shëndoshë dhe unë i besoja. Kam filluar të urrej trupin tim. Kam rënë në depresion dhe për këto arsye kam patur probleme me vetëvlerësimin. E kisha të vështirë të pranoja veten dhe nuk mendoja se isha aspak e aftë”.- ka përfunduar Bruna Markezin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"