Rrëfehet Behrami: Kur humbisnim unë isha shqiptari, kur fitonim ishim të gjithë zviceranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 17:39

Rrëfehet Behrami: Kur humbisnim unë isha shqiptari, kur fitonim ishim të gjithë zviceranë

Valon Behrami ka qenë një nga lojtarët më kyç të skuadrës së Zvicrës. Lojtari me origjinë shqiptare te kombëtarja helvete ishte një lider në mesfushë dhe ka ndihmuar në të gjitha sukseset që kanë arritur si Kombëtare. Megjithatë largimi i tij nga helvetikët nuk u bë në mënyrën e duhur, por mes shumë polemikave.

behrami-768x497

Ndërsa së fundmi në një intervistë për mediat italiane, Behrami ka rrëfyer një pjesë të jetës dhe karrierës së tij teksa thotë:

“Unë kam lindur në Mitrovicë, një vend shumë i veçantë. Atje është një urë që ndan Serbinë nga Kosova. Gjithmonë i kujtoj ato momente, se çfarë kanë duruar prindërit e mi. Kur kthehem t’i takoj, shoh në sytë e tyre diçka të përjetuar që nuk mund të fshihet.

behrami xhaka

Falë luftës në Kosovë, erdhi emigrimi në Zvicër, fillimi ishte i vështirë.  Nuk dinim gjuhën, por në vijim u integruam dhe u bë e përditshmja jonë. Kultura e tyre u bë kultura ime. Më vinte keq kur në shumë momente ku ne humbnim, isha shqiptar, ndërsa kur fitonim ishim të gjithë zviceranë. Ka pasur gjëra të vogla që më kanë vrarë, por nuk mund të provoj gjëra negative për një komb që më ka dhënë të gjithë atë qa kam pasur në futboll dhe si njeri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"