Rrëfehet Antuan Grizman: Ky është momenti që nuk do e harroj deri sa të vdes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 20:06

Rrëfehet Antuan Grizman: Ky është momenti që nuk do e harroj deri sa të vdes

Antuan Grizman është një nga yjet e shumtë që ekipi i Francës ka në përbërje. Lojtari i Atletiko Madridit ka folur sot për “Le Figaro”, ku ka rrëfyer një ngjarje të cilën nuk do e heqë kurrë nga mendja.

grizmannn

“Penalltia ime në finalen e “Ligës së Kampionëve” kundër Real Madrid në vitin 2016. Do ta kujtoj deri sa të vdes. Ka patur ditë në të cilat, përpara se të shkoja në shtrat, kisha mendime negative dhe këtë penallti e kam ëndërruar shumë net. Kam menduar: ‘Dreqin, sikur të mos kisha gabuar’. Por kur të jem 80 vjeç do të vazhdoj të mendoj për atë penallti”, u shpreh Grizman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"