Rrëfehen talentet kuqezi: Dua të bëhem si Hysaj, zgjodha Shqipërinë para Italisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2019 | 16:28

Rrëfehen talentet kuqezi: Dua të bëhem si Hysaj, zgjodha Shqipërinë para Italisë…

Kombëtarja shqiptare U-17 është grumbulluar në Durrës, nën drejtimin e Elvin Beqirit. Federata Shqiptare e Futbollit, ka intervistuar disa nga emrat e rinj që trajneri ka thirurr në këtë grumbullim.

lushaj

Njëri prej tyre është Klaudio Lushaj, i cili momentalisht është pjesë e klubit të Parmës në Itali. “Jam shumë i lumtur, pasi edhe kur isha fëmijë kam dashur të luajë me fanellën kuqezi. Shokët e mi, pasi unë jetoj në Itali, më kanë pyetur gjithmonë se me cilën kombëtare dua të luaj, me Italinë apo Shqipërinë. Çdo herë u kam thënë se dua të luaj me Shqipërinë. Kombëtarja po më thërret që vitin e shkuar dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë sulmuesi i ri.

Ndërkaq ai shton: “Luaj futboll prej 6 vitesh dhe në moshën 12-vjeçare më thirri Parma. Po bëhet viti i tretë që jam duke luajtur me profesionistët. Ëndrra ime është të luajë në Seria A dhe me Kombëtarën A të Shqipërisë.”

Një talent tjetër që është ftuar nga Beqiri është Marcelino Preka, që luan me KF Shkodra. Ai për FSHF TV ka thënë: “Është hera e parë që grumbullohem dhe jam i lumtur për këtë, pasi më është besuar dhe shiriti i kapitenit. Është përgjegjësi e madhe kur vesh fanellën kuqezi, është ndjesi e papërshkrueshme. Jam pjesë e Akademia Shkodër, kam tre vite që luaj futboll. Më parë jam marrë me atletikë, jo me futboll. Dilja në tre vendet e para.  Kam ëndërr të bëhem lojtar i kombëtares A, të vazhdoj si Hysaj dhe të jem si ai”.

oreka

I fundit që foli për mikrofonin e kësaj medie të Federatës ishte Eogen Sula. “ Kur më erdhi ftesa isha shumë i lumtur dhe ishte një motiv për t’u stërvitur dhe më shumë për të arritur ato gjëra që unë dua. Futbollin e kam nisur që në moshën 8-vjeçare në Kukës dhe tani kam ardhur në Akademinë e Futbollit në Kamëz. Ëndrra ime është të bëhem futbollist profesionist dhe të luaj për ekipe të nivelit të lartë.

eugeno

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"