“Rrebesh” golash në “Olimpiko”, Pjaniç mund Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 1, 2014 | 10:40


“Rrebesh” golash në “Olimpiko”, Pjaniç mund Interin

Roma-InterNjë kampion “nxit” tjetrin që, falë goditjeve me efekt, kanë pasuruar me shumë magji Serinë A italiane. Kështu, golit të Pirlos, që vendosi derbin në sekondat e fundit, iu përgjigj Pjaniç me “perlë” që vetëm boshnjaku di që t’i bëjë. Mesfushori i Romës, pak ditë pas ndeshjes me CSKA-në (ku u ul në stol nga Garsia për herë të parë me motivin e zgjedhjes teknike), i mundësoi “Ujkonjës” që të qëndrojë në gjurmët e “Zonjës së Vjetër”. Ndërkohë që Roberto Mançini pësoi dje humbjen e parë në aventurën e dytë tek Interi. Zikaltrit, nën reshjet e dendura të shiut në Romë, kanë meritë, pasi herë-herë ia dolën që t’u kallnin datën kryeqytetasve, edhe pse loja e mirë është ende shumë larg.

Betejë dhe dremitje – Pas më shumë se një muaji mungesë, Maikon rikuperoi nga dëmtimi dhe u aktivizua si titullar nga Rudi Garsia. Në mesin e fushës trajneri francez habiti, duke preferuar Kejtan përballë De Rosit. Në kampin milanez Mançini zgjodhi që të rreshtonte një skuadër “lufte” me katër mesfushorë si Medel, Kuzmanoviç, M’Vila dhe Gruarin, që luajti si fantazist. Fillimi i ndeshjes ishte nga ato që tregojnë se si do të shkojë gjithçka. Në minutën e 13-të Dodo pretendoi për penallti, pasi u pengua në zonën kundërshtare me faull. Korsia e djathtë e Romës do t’i hapte mjaft probleme Interit, sepse, përveç incidentit në zonë, pikërisht nga ai krah skuadra e Garsia nxori edhe golin e avantazhit. Në minutën e 21- të Ljajiç jep një asist të fortë për Zhervinjon, që dy hapa larg portës nuk e kishte të vështirë ta depozitonte topin në portën e Handanoviçit, i cili nuk mund të bënte asgjë. Në ato çaste Mançini ndryshoi skemë dhe i rreshtoi të tijtë me modulin 4-4-1-1. Zikaltrit u kundërpërgjigjën në minutën e 25-të, pasi përfituan nga “dremitja” e mbrojtësve të Romës, që u mbajt në lojë nga portieri që i mohoi golin Kuzmanoviçit. Këto aksione do të ishin sporadike, sepse Interi e kishte të vështirë të ndërtonte lojë. Në minutën e 28-të Naingolan godet topin larg traversës të Handanoviçit. Ndërkohë, pak sekonda më pas, Maxoleni i anuloi me të drejtë Romës një gol. Kësaj here binomi Ljajiç-Zhervinjo u “tradhtua” nga pozicioni i parregullt i afrikanit. Atëherë kur të gjithë mendonin se skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes me vendësit në avantazh, ishte Ranokia që, gjatë një goditjeje këndi, u ngrit mbi të gjithë dhe e goditi topin me kokë. Sfera, e goditur lehtë, pasi u përplas në tokë mori efekt dhe u kthye e pakapshme për De Sanktisin.

Fishekzjarrë – Pjesa e dytë ishte po aq “e çmendur” sa e para. Goli i Romës erdhi nga ai që s’e priste askush. Holebas, pasi zbriti 30 metra me top në këmbë, kaloi si birila Kampanjaron dhe Ranokian dhe shkarkoi fort të majtën. Përballë një goditjeje të tillë, edhe një “shenjtor” si Handanoviç nuk kishte se çfarë të bënte, kështu që Interit iu desh të niste gjithçka nga e para. I dërrmuar në shpirt dhe në krenari, Osvaldo nisi që të ndihej. Në fillim italo-argjentinasi bëri një gjysmëroveshatë. Më pas, falë asisitit të Dodosë dhe devijimit të Astorit, e dërgoi përsëri Romën në “Purgator” (për herë të parë e bëri vjet me Juven). Bomberi i Interit gëzoi duke ftuar ata që pak vite më parë ishin mbështetësit e tij më të zjarrtë që të heshtnin. Pak minuta më vonë Roma do të bënte “sprintin” final që i lejoi të mos kapej më nga Interi. Në minutën e 60-të “Ujkonja” lodhi mbrojtjen zikaltër me një sërë pasimesh që u finalizuan si duhet nga Miralem Pjaniç. Pas pësimit të këtij goli, Mançini protestoi ashpër tek arbitri, pasi gjithçka nisi pas një faulli në dëm të Fredi Guarinit (nga ana e Holebasit). Përballë protestës së ashpër të trajnerit 50-vjeçar, Maxoleni s’u mendua shumë dhe e privoi Interin nga prania e teknikut në pankinë. Në minutat e mbetura kishte vend për gjithçka. Kovaçiç tentoi një goditje nga distanca. Ndërsa Pjaniç kreu magjinë e radhës, duke mposhtur një portier si Handanoviç direkt nga goditja e dënimit. Me këtë gol boshnjaku mbylli takimin dhe i lejoi Romës që të qëndronte në gjurmët e “Zonjës




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com