Rraskapitje për Kupën, një telash më shumë për Teutën para ndeshjes me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 21:35

Rraskapitje për Kupën, një telash më shumë për Teutën para ndeshjes me Laçin

Nga Durrësi në Peshkopi janë 225 kilometra dhe sigurisht që rruga deri në Dibër nuk është në nivele të mira, prandaj dhe Teuta u nis që të martën paradite drejt qytetit ku luajti dje ndeshjen e parë të Kupës.

teuta

Udhëtimi i gjatë me autobus, natyrisht që ka lodhur jo pak skuadrën, që menjëherë pas ndeshjes së djeshme u kthye në Durrës.

Martini ka vetëm tri ditë kohë për të përgatitur takimin në kampionat ndaj Laçit dhe kjo stërlodhje e lojtarëve me një ndeshje të luftuar e udhëtimin e gjatë, sigurisht që nuk do ta ndihmojë që të përgatitë duelin ndaj kurbinasve në kushtet më optimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"