Rraklli u shpëton prangave. Pas burgut me kusht në Austri, dënohet me shërbim prove në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2017 | 15:53

Rraklli u shpëton prangave. Pas burgut me kusht në Austri, dënohet me shërbim prove në Shqipëri

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dënuar ish-sulmuesin dhe trajnerin e Kombëtares, Altin Rraklli pas hetimit për akuzat e mashtrimit me 150 mijë euro ndaj një të njohuri.

rraklli

Vendimi i dhënë javën e kaluar, është zbardhur sot. Prokuroria kërkoi 7 vjet burg për ish-futbollistin, ndërsa Gjykata vendosi 5 vjet, dënim ky që për shkak të gjykimit të shkurtuar, i është ulur në 3 vjet e 4 muaj.

Por ish-sulmuesi nuk do të bëjë asnjë dite burg për shkak se dënimi është pezulluar përfundimisht dhe është konvertuar në 2 vjet Shërbim Prove.

Altin Rraklli, trajneri i kombetares se femrave

Ky është dënimi i dytë brenda vitit të fundit për Altin Rrakllin, për të cilin ekziston edhe një masë ndëshkimore prej 10 muajsh burg me kusht (të pezulluar) në Austri për përfshirjen e tij në një çështje trukimesh ndeshjesh në kampionatin e këtij vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"