Rrahu dhe ofendoi fëmijët pse humbën, ish-trajneri i Laçit përfundon në Polici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2019 | 18:15

Rrahu dhe ofendoi fëmijët pse humbën, ish-trajneri i Laçit përfundon në Polici

Ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi është shoqëruar, mëngjesin e sotëm prej orës 8:00 në Polici, dhe tashmë duhet t’u përgjigjet pyetjeve për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të Laçit.

ndue tarazhi godet lojtaret

Trajneri qëlloi me radhë futbollistët e tij pas një ndeshjeje dhe i ka ofenduar ata.

Për këto veprime policia reagoi menjeherë duke e thirrur Tarazhin, për ta marrë në pyetje dhe për të sqaruar ngjarjen.

Në këto momente vijon të merret në pyetje nga oficerët e policisë pas videos së shfaqur në rrjetet sociale dhe po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"