Rrahmani te Dinamo Zagreb, transferimi për një shifër rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2016 | 23:48

Rrahmani te Dinamo Zagreb, transferimi për një shifër rekord

Amir Rrahmani është gati të bëjë hapin e madh të karrierës së tij. Mbrojtësit i ka mjaftuar një vit në radhët e RNK Split në Kroaci për të rënë në sy të ekipit më të madh në këtë kampionat, Dinamos së Zagrebit.

rrahmani grezda

Kampionët e Kroacisë janë gati të bëjnë sakrifica të rëndësishme ekonomike për të afruar mbrojtësin e talentuar, i cili iu bashkua kombëtares kosovare të futbollit duke i dhënë lamtumirën Shqipërisë. Sipas mediave kroate, Dinamo Zagreb ka arritur një akord me RNK Split për transferimin e futbollistit, për një shifër që përbën rekord më vete.

Dinamo Zagreb pritet të paguajë 1,6 milionë euro për kartonin e mbrojtësit 22 vjeçar, shifra më e lartë që ky klub ka paguar ndonjëherë për një futbollist të repartit të prapavijës. Kjo tregon më së miri për besimin te aftësitë e lojtarit i cili vetëm dy sezone më parë ishte pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore.

rrahmani-587x372

Sipas mediave kroate, zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet gjatë ditës së martë, para se Rrahmani të udhëtojë drejt Kosovës për t’iu bashkuar në grumbullim kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"