Rrahmani falënderon trajnerin: Spaleti po më jep këshilla në çdo stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 20:13

Rrahmani falënderon trajnerin: Spaleti po më jep këshilla në çdo stërvitje

Pak ditë më parë, Luçiano Spaleti, deklaronte se ishe e pamundur që të linte jashtë Amir Rrahmanin nga rreshtimi i skuadrës së tij pasi po kalonte një formë të shkëlqyer, Sot, ka qenë mbrojtësi ai i cili ka theksuar për mediat italiane se meritë e kësaj forme ishte edhe përmirësimi i vazhdueshëm nën urdhrat e trajnerit të Napolit.

spaleti

“Po bëjmë të gjithë një punë të mirë, si skuadër, edhe falë stafit. Po i marrim ndeshjet me radhë. Për momentin nuk po shohim shumë larg pasi e dimë së kampionati është shumë i gjatë. Rruga që duhet përshkuar është e gjatë ndaj për këtë arsye i marrim ndeshjet me radhë.

Spaleti i përgatit shumë mirë ndeshjet. Kur përballemi me një kundërshtar, i dimë pikat e tij të dobëta. Po ndjekim udhëzimet e tij. Trajneri çdo ditë më jep këshilla në stërvitje. Duken si detaje të vogla në atë moment, por nëse i bashkojmë bashkë, atëherë bëhen të rëndësishme”, tha Rrahmani për mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"