Rrahën tifozin e Liverpulit, gjykata angleze merr vendimin për 2 ultrasit e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 17:51

Rrahën tifozin e Liverpulit, gjykata angleze merr vendimin për 2 ultrasit e Romës

Dy tifozët e Romës, që rrahën tifozin e Liverpulit, Shon Koks, janë dërguar ditën e sotme para gjykatës së magjistratëve në South Sefton. Filipo Lombardi dhe Daniele Shusko ishin arrestuar për sulm ndaj tifozit 53-vjeçar, që mbetet ende në një gjendje kritike, në përleshjet mes tifozëve jashtë stadiumit Anfield, në prag të sfidës mes Liverpulit e Romës.

perleshje

Lombardi, 20 vjeç, është ngarkuar me akuzën për dhunë e plagosje të rëndë. Ndërsa Shusko, 29 vjeç, gjithashtu akuzohet për dhunë, dhe të dy do të qëndrojnë në burg në Liverpul, deri në 24 maj, kur do të shkojnë edhe në seancën e gjyqit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"