Rrahën lojtarët dhe stafin teknik, dënohen 41 tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:44


Rrahën lojtarët dhe stafin teknik, dënohen 41 tifozë

41 tifozë të skuadrës së Sporting Lisbonës u dënuan sot nga një gjykatë portugeze për dhunimin dhe kërcënimin e lojtarëve dhe stafit teknik në ambjentet e klubit, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.
sporting-lisbon-players-attacked-at-training-ground-after-failing-to-secure-champions-league-spot
Sipas verdiktit të trupës gjykuese, 9 të pandehur u dënuan me 5 vite burg, 29 të tjerë me 4 vite e 10 muaj burg, kurse 3 të arrestuar u ndëshkuan me gjobë.

Për shkak të rezultateve zhgënjyese të Sporting Lisbonës dy vite më parë, 41 persona të maskuar hynë në ambjentet e klubit dhe dhunuan e kërcënuan lojtarët dhe stafin teknik. Për këtë ngjarje, ish-presidenti i klubit Bruno De Karvajo u akuzua si organizatori i këtij sulmi, por akuzat u hodhën poshtë.

Ngjarja shokoi mbarë opinionin publik portugez dhe atë europian.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com