“Roza Haxhiu” e mbingarkuar, luhet një ndeshje çdo 4 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 13:06

“Roza Haxhiu” e mbingarkuar, luhet një ndeshje çdo 4 ditë

“Roza Haxhiu” ka qenë e mbingarkuar me ndeshje gjatë muajit shtator. Janë luajtur 7 të tilla, 6 zyrtare dhe 1 miqësore.

Stadiumi-Roza-Haxhiu-490x312

Sikundër edhe dihet, në këtë stadium nuk luan më vetëm ekipi i Lushnjës dhe skuadrat e të rinjve dhe të paratërinjve, por edhe Besa. Thuajse një herë në katër ditë ky impiant është i detyruar që të hapë dyert. Një numër i lartë ndeshjesh pritet edhe për muajin tetor, çka do ta dëmtojë edhe më shumë. Kujtojmë se fusha po bën dy vjet që është vënë në përdorim.

Ishte tetori i vitit 2017, kur 60% e stadiumit “Roza Haxhiu” fitoi të drejtën e licencimit për Kategorinë Superiore. Si pasojë e bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Lushnjës, u vendos tapet i ri, që gjatë një periudhe 24- mujore ka përballuar një numër tepër të lartë ndeshjesh të Kategorisë Superiore, të Kategorisë së Parë, Kupës së Shqipërisë, grup-moshave, miqësore dhe takime ndërkombëtare. Frika e vetme vjen prej shirave, të cilat do ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen e terrenet gjatë muajve të ardhshëm.

hdf

KUPA – Lushnja do të udhëtojë sot drejt Orikumit, atje ku do të përballet me ekipin vendës për llogari të ndeshjes së kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Dy javë më parë verdhejeshilët fituan 2-1 në “Roza Haxhiu”, falë dygolëshit të sulmuesit Arbër Allkanjari. Skuadrës së drejtuar nga Ilir Gjyla i mjafton një rezultat pozitiv për të kaluar më tej.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"