Roveshata e Liçajt nderon Flamurtarin, vlonjatët ngjiten në vendin e dytë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 15:44

Roveshata e Liçajt nderon Flamurtarin, vlonjatët ngjiten në vendin e dytë (VIDEO)

Flamurtari ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjës duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1.

lushnja flamurtari

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Liçaj me një goditje me roveshatë në minutën e parë të shtesës. Pas këtij takimi, Flamurtari ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërkohë që Lushnja mbyll tabelën e klasifikimit me 5 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon ndeshja.

90+3′ Kamara ndëshkohet me karton të verdhë.

flamurtari

90+1′ Liçaj kalon Flamurtarin në avantazh me një supergol me roveshatë.

90′ Liçaj tenton me një goditje brenda zonës, por topi kontrollohet nga Spaho.

84′ Lushnja kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Canka, në fushë Magani.

78′ Lushnja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Papa, në fushë Taullau.

75′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Useini, në fushë Liçaj.

69′ Sefa tenton me një goditje me kokë, por topi ndalet në shtyllë.

65′ Zhufo ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

64′ Useini tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

61′ Alvesh tenton me një goditje brenda zonës, por Spaho pret topin.

58′ Prençi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

57′ Papa tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Nurkoviç.

56′ Kamara tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

55′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

48′ Alushi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

46′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Mersini, në fushë Kamara.

46′ Fillon pjesa e dytë. Flamurtari luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

44′ Jakovljeviç tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

41′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Largohet Bushiç, në fushë Hoxhaj.

36′ Jakovljeviç tenton me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

34′ Mone dhe Siljanovski ndëshkohen me kartonë të verdhë pas një momenti të tensionuar.

25′ Lushnja tenton disa herë të rrezikojë portën e Flamurtarit, por nuk ka qartësinë e duhur.

17′ Alvesh ndëshkohet me karton të verdhë.

14′ Alvesh tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

10′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

4′ Useini tenton me një goditje brenda zonës, por Spaho kontrollon topin në dy kohë.

1′ Fillon ndeshja. Lushnja luan topin e parë.

LUSHNJA – FLAMURTARI 0-1
Liçaj 90+1′

Lushnja: Spaho, Ruço, Premçi, Marku, Mone, Gava, Papa (Taullau 78′), Alushi, Meto, Canka (Magani 84′), Sefa
Trajner: Hysen Dedja

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Jakovljeviç, Mersini (Kamara 46′), Musta, Useini (Liçaj 75′), Sidibe, Zhufo, Alvesh, Bushiç (Hoxhaj 41′)
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Mone 34′, Prençi 58′ / Alvesh 17′, Siljanovski 34′, Zhufo 65′, Kamara 90+3′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"