Rosi-Markez, pilotët i “tregojnë dhëmbët” njëri-tjetrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2016 | 14:48

Rosi-Markez, pilotët i “tregojnë dhëmbët” njëri-tjetrit

Ja tek janë sërish të ulur përkrah njëri-tjetrit në konferencën për shtyp, në vigjilje të startit të Botërorit. rosi markezKampionati i MotoGp-s do të riniset nga Katari dhe sigurisht e gjithë vëmendja është e përqendruar te dueli Rosi-Markez, pas polemikave të shumta që shkaktoi ky rivalitet në garat e fundit të 2015. Rosi- I pari që mori fjalën në ditën e djeshme ishte piloti italian, i cili tha: “Më në fund, sezoni i ri do të nisë dhe do të flasim për gara.

Testet dimërore kanë qenë mjaft të mira, pasi mësuam shumë gjëra nga motori i ri, gomat e reja, por ka ende shumë gjëra të tjera që do t’i mësojmë gjatë rrugës. Motori mund të jetë edhe më i shpejtë nga ai që pamë gjatë testeve, pasi gjithnjë ekziston frika e adaptimit me gomat e reja. Vjet, sezoni nisi mirë për mua dhe shpresoj që këtë gjë ta bëj edhe këtë sezon”. Ndërsa, lidhur me rivalitetin me Markezin, italiani shtoi: “Nuk mendoj se do të ndodhë diçka e pazakontë. 2015 e kam hedhur pas shpine dhe në pistë do të rivalizoj për të fituar”.

Markez

Më pas ishte radha e spanjollit, i cili u ndal qysh në fillim te dueli me Rosin: “Në MotoGp të gjithë luftojnë për të fituar dhe unë i shikoj të gjithë si rivalë. Sezoni i fundit nuk ishte shumë pozitiv për mua, mirëpo, në këtë sezon dua të rikthehem te titulli. Tradhtia ndaj Rosit? Pyesni atë, unë nuk kam tradhtuar askënd. Nuk dua t’i hedh më ‘benzinë zjarrit’ duke folur për këtë kapitull. Preferoj të fokusohem te gara e parë që do të jetë në Katar. Është shumë e rëndësishme ta fillojmë kampionatin me një fitore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"