Roshi: Spanja e meritoi plotësisht, nuk mund të bënim më tepër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2016 | 23:24

Roshi: Spanja e meritoi plotësisht, nuk mund të bënim më tepër

Odise Roshi mendon se Spanja e meritoi plotësisht fitoren 2-0 ndaj Kombëtares sonë sot në Shkodër. Sipas mesfushorit fierak, përballë ekipeve të tilla mund të mundesh edhe duke dhënë maksimumin.

Roshi vs Injesta 2

Për ndeshjen

“Më i miri fiton, sonte Spanja ishte më e mirë dhe e meritoi. Ne dhamë maksimumin, por nuk mund të bësh asgjë përballë një kundërshtari të tillë. Të gjithë lojtarët meritojnë përgëzime. Falënderoj edhe tifozët, të cilët, edhe pse sërish ra shi, ishin me ne”.

Për skemën

“E dinim që në fillim që do të mbroheshim dhe për këtë ishim përgatitur. Edhe unë me Lenjanin kishim më tepër detyra mbrojtëse. Megjithatë, nuk mundëm t’i bëjmë ballë kundërshtarit. E theksoj që Spanja e meritoi plotësisht fitoren”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"