Roshi në super formë për 2020-ën, shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 17:06

Roshi në super formë për 2020-ën, shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij

Odise Roshi duket në një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka shënuar për ekipin e tij Akhmat Grozni.roshi

Këta të fundit luajtën një miqësore me hungarezët e Paks, ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 1-2. Padyshim protagonist ishte edhe shqiptari Odise Roshi, i cili në minutën e 44’ shënoi për ekipin e tij, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë ekipit të tij.

Goli tjetër për rusët u shënua nga Silva Lima në minutën e 31’, ndërsa goli i hungarezëve në minutën e 81’ vlejti vetëm për statistikë. Ky është goli i tretë për Roshin me Groznin këtë sezon, teksa duket se e ka nisur 2020-ën me këmbën e mbarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"