Roshi-Balaj, dyshja kuqezi shënon në fitoren e Rijekës ndaj Nk Zagrebit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2015 | 21:00

Roshi-Balaj, dyshja kuqezi shënon në fitoren e Rijekës ndaj Nk Zagrebit (Video)

roshiOdise Roshi ka gje tur golin e parë në Kroaci. I futur si zëvendësues me Rijekan ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij në të 80-tën. Pesë minuta më vonë, ka shënuar edhe Bekim Balaj për të plotë- suar pokerin e Rijekas.

Zyrih-Bazel

Një sfidë me shumë shqiptarë në fushë. Armando Sadiku është futur si zëvendësues në sfidën Zyrih-Bazel dhe është dashur një devijim i tij në minutën e 90+3′, që vendësit të shmangin humbjen përballë skuadrës kampione në fuqi në kampionatin helvet. Sulmuesi u aktivizua në minutën e 78-të të ndeshjes kur rezultati ishte 1-2. Gavranoviç kishte shënuar për vendësit në minutën e 35-të, ndërkohë që Janko dhe Albian Ajeti kanë përmbysur sfidën. Një gol i bukur nga shqiptari i Bazelit që, pasi merr një pasim nga e majta, futet në zonë dhe godet në diagonale duke shmangur portierin. Kur po kronometrohej minuta e fundit e shtesës, në qendër të zonës së Bazelit hidhet një top tokazi, ku Sadiku i vjedh kohën njërit prej mbrojtësve për të shënuar golin e barazimit. Në fushë që nga minuta e 30-të është aktivizuar edhe Berat Gjimshiti për Zyrihun, ndërsa Kukeli e ka ndjekur sfidën nga stoli.

Seria A

Rei Manaj dhe Etrit Berisha kanë kontribuar sadopak për ekipet e tyre. Sulmuesi ka zëvendësuar Palasion në sfidën përballë Sampdorias dhe në fund i është mohuar një penallti, ndërkohë që gardiani kuqezi është futur në vend të Marketit dhe ka ruajtur të paprekur portën e bardhekaltërve. Edgar Çani ka marrë vetëm një pikë me skuadrën e tij Piza në transfertë me Santarkanxhelon.

Çeki

Libereci i Herolind Shalës ka triumfuar 3-1 ndaj Bohemians, ndërkohë që mesfushori ka bërë një paraqitje pozitive.

Greqi

Lila rikthehet në fushë me Janinën, por e nis ndeshjen nga stoli, ndërkohë që skuadra e tij ka barazuar 2-2 me Iraklis. Ergys Kaçe e ka nisur nga minuta e parë sfidën me Olimpiakosin, 0-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"