Ronaldos nuk i mungon “uria”: 34 vite nuk më rëndojnë, me Holandën dua vetëm fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2019 | 16:42

Ronaldos nuk i mungon “uria”: 34 vite nuk më rëndojnë, me Holandën dua vetëm fitore

Dh pse në moshë të madhe e ku ka fituar shumë trofe , përsëri Kristiano Ronaldo është i uritur për të fituar.

kristiano ronaldo

Pas fitores kundër Zvicrës në gjysmëfinale ku arriti të shënojë edhe një tripletë, Kristiano Ronaldo synon objektivin e madh në finale e Ligës së Kombeve kundër Holandës: “Është një nder për mua të kthehem në ekipin kombëtar – u shpreh portugezi. “Duke qenë pjesë e këtij grupi është më e lehtë të shënosh. “Në duam ta fitojmë këtë Ligë, luajmë në shtëpi dhe do të japim gjithçka që ajo kupë të jetë e jona. “Të gjithë së bashku mund të fitojmë Ligën e Kombeve. Në moshën 34 vjeç ende ndihem mirë, jam i motivuar dhe i lumtur” – shtoi ai.

Ronaldo tregon për sekretet e suksesit të tij. “Në moshën 34 vjeçare ende ndjehem mirë fizikisht – shpjegoi sulmuesi i Juventusit – “gjëja më e rëndësishme është, motivimi mendërisht dhe të jesh i lumtur”- u shpreh portugezi, duke premtuar se do të japin maksimumin në finale kundër Holandës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"