Ronaldo vetëm dy gola larg objektivit, ja të gjitha statistikat e portugezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 13:20

Ronaldo vetëm dy gola larg objektivit, ja të gjitha statistikat e portugezit

Vetëm dy gola i mungojnë Kristiano Ronaldos, për të kapur një shifër të lartë, siç është ajo e 700 golave.kristiano ronaldo

Portugalia do të luajë kundër Luksenburgut dhe Ukrainës, ndeshje në të cilat padyshim Ronaldo do të përpiqet të shënojë, për të kapur shifrën e 700 golave në karrierë. Megjithatë nëse nuk ia del të kapi këtë shifër me kombëtaren e tij, sulmuesi do të provojë me Juventusin në ndeshjen e ardhshme kundër Bolonjës.

Gjatë gjithë karrierës së tij, 34-vjeçari ka shënuar plot 698 gola, midis Sporting Lisbonës, Junajtid, Real Madridit, Juventusit dhe Portugalisë, statistika interesante nga viti 2002 deri tani.ronaldoo

450 gola, Ronaldo i ka shënuar me fanellën e Realit në 9 sezone, skuadër me të cilët regjistroi shumë rekorde. Plot 127 gola CR7 i ka shënuar në Ligën e Kampionëve, i cili është njëkohësisht edhe kompeticioni i tij i preferuar, për shkak se ka arritur ta fitojë 5 herë.

Golin e 100-të portugezi e shënoi me Junajtid kundër Totenhemit, golin e 600-të e shënoi me Realin, pikërisht kundër Juventusit. Tashmë të shohim se kundër kujt do ta shënojë golin e 700-të.Ronaldo

Skuadra e preferuar e portugezit të cilës i ka shënuar më shumë është Sevija, të cilës i ka shënuar 27 gola, por nuk ngelet pas as Atletiko Madridi, skuadër të cilës i ka shënuar 25 gola.

PANOPRAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"